Kolegji Universitar i Biznesit në bashkëpunim me TSTS Group do të organizojnë ditën e Hënë, datë 24 Tetor 2022 një leksion të hapur për të gjithë studentët e KUB (ata me profile në fushën ekonomike, në fushën e drejtësisë dhe të studimeve profesionale), rreth shërbimeve që kjo kompani ofron dhe mundësive të punësimit për studentët tanë, sidomos për studentët e viteve të treta Bachelor dhe të dyta Master.
Si një nga kompanitë më të mëdha në vend, TSTS Group mbështet studentët e KUB për një qasje të menjëhershëm në tregun e punës edhe përmes kompanive të tjera përbërëse të saj.
Për tu njohur më shumë rreth kësaj kompanie dhe mundësisë për tu rekrutuar DIREKT si staf i saj, ftojmë studentët e KUB të mos mungojnë ditën e Hënë në
orën 12, pranë
godinës B, salla 401.
Lidheni të ardhmen tuaj me Kolegjin Universitar të Biznesit!