Finalizohet me sukses marrëveshja mes Kolegjit Universitar të Biznesit dhe Konfederatës së Edukimit Uniacademy me qendër në Turqi.
Objekti i kësaj marrëveshje është vendosja dhe bashkëpunimi midis palëve për të mundësuar:
• Shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik të KUB me IAL partnere në Turqi.
• Shkëmbimin e eksperiencave në hartimin e programeve të ndryshme studimore të përbashkëta në cikle të ndryshme studimi.
• Kontributin e palëve në projekte të përbashkëta investimi me qëllim përmirësimin e infrastrukturës teknologjike.
• Organizimin e eventeve të përbashkëta akademike, simpoziumeve, konferenca kërkimore shkencore, etj.
Klikoni këtu për informacion mbi marrëveshjen midis palëve.