Ceremonia e Diplomimit 2025

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Dikur të qenurit atje lart ishte vetëm një dritë në horizontin tonë… e paarritshme, e largët, e heshtur.

Ne e shihnim dhe ëndërronim, pa e ditur se një ditë do të mësonim të ecim drejt saj.

Kjo ditë po vjen… e bashkë me të po vijmë të gjithë ne.
Ne që ëndërruam! Ne që guxuam! Ne që besuam! Ne që sakrifikuam!

Ne që mësuam se dija nuk është vetëm ajo që fiton, por ajo që të transformon, ajo që të rrit e të çon atje lart, mes yjesh, mes galaktikash…

Më 29 Tetor le të zbresim për një moment në orbitën tonë të arritjeve dhe të duartrokasim përkushtimin dhe dedikimin e palodhur. Le të bërtasim për suksese dhe të festojmë mes profesionistësh.

Festojmë të gjithë bashkë Ceremoninë e Diplomimit 2025

 E mërkurë, 29 tetor 2025

 Ora 18:00

Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë

Sepse çdo rrugëtim që fillon me një ëndërr, përfundon me një arritje.

Ne ia arritëm!

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.