Ditën e premte, datë 26 prill 2019 në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u zhvillua KONFERENCA V NDËRKOMBËTARE SHKENCORE
me temë:
“EUROPEAN INTEGRATION OF WESTERN BALKAN COUNTRIES – CONDITIONS AND CHALLENGES TOWARDS MEMBERSHIP”
Në konferencë morën pjesë me dhjetra pedagogë dhe kërkues, të cilët prezantuan punimet e tyre shkencore.
Gjithashtu, të ftuar në këtë konferencë ishte Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Znj. Flutura Xhabija, Drejtuese e Shoqatës së Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare.
KUB falenderon të gjithë të pranishmit në këtë event të rëndësishëm, si dhe ju fton të bëheni pjesë e konferencave dhe aktiviteteve tona të ardhshme.