EN/AL

Konferenca I Kombetare Shkencore

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lajmet më të fundit

Kërko postime

Kërkimi i postimeve do të funksionojë vetëm kur ju të vendosni minimalisht 5 karaktere për rezultatin që keni kërkuar.

Kategoritë

Në datën 04.06.2015 në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua

 Konferenca Shkencore Kombëtare

me temë

“Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Europian i Shqipërisë”

Përfaqësues të panelit ishin personalitete të rëndësishëm të fushës së drejtësisë. Më konkretisht:

  1. Amarildo Laci(Gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda)
  2. Gazmend Sulaj(Përfaqësues nga Gjykata e Krimeve të Rënda)
  3. Gentian Tërnova(Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda)
  4. Granit Shahu(Prokuror në Prokurorin e Rrethit Tiranë)
  5. Dr. Bledar Ilia(Moderator / Pedagog i Akademisë Profesionale të Biznesit)

Gjatë konferencës u diskutua rreth problemeve që karakterizojnë sistemin tonë të drejtësisë, reforma në sistemin e drejtësisë, përshtatja e legjislacionit tonë me atë të gjykatave europiane, shmangia e korrupsionit, etj.

Më konkretisht Gjyqtari Amarildo Laci vuri theksin rreth disa çështjeve të rëndësishme të tilla si: Reformimi i Sistemit të Drejtësisë dhe Sistemit Gjyqësor; Domosdoshmëria e rekrutimit të Gjyqtarëve me përvojë dhe jo në bazë të bindjeve politike; Problematika lidhur me mungesën e personelit dhe fluksi i çështjeve në shqyrtim; si dhe rëndësia e mbështetjes në praktikat e gjykatës së Strazburgut.

Lidhur me problematikat dhe sfidat e organit të akuzës në Shqipëri, fjalën e mori Prokurori Gentian Tërnova, i cili theksoi një sërë çështjesh me rëndësi për mirëfunksionimin e organit të prokurorisë në të gjitha nivelet e saj të tilla si: Garantimi i procedurave penale; Profesionalizmi dhe shmangia e korrupsionit; Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore; Mungesa e informimit; Stabiliteti i institucioneve; si dhe nevojën e hartimit të proceseve standarde.

Përveç temave të diskutimit, të shumtë ishin studentët e APB-së të cilët drejtuan disa pyetje për t’u njohur më mirë me institucionet, karakteristikat dhe problematikat e tyre. Aktiviteti u mbyll me një foto në ambientet e jashtme, tashmë kjo traditë e APB-së.

Shënim: Bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit Nr. 39, datë 30.01.2018, Institucioni Akademia Profesionale e Biznesit ka ndryshuar statusin ligjor duke u shenduar në KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT.

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.