Projekti CO-Host synon të rrisë aftësimin profesional si të mësueve por edhe të studentëve në fushën e hotelerisë dhe turizmit. Në këtë projekt janë 10 partnerë ku 3 janë nga vendet e Ballkanit Perendimor që përfshihen Shqipëria, Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Nga Shqipëria partnerë të këtij projekti janë KUB dhe Shkolla Fan Noli Korçë. Vendet nga BE ku dhe do të ndodhin mobilitetet janë ( Itali, Greqi, Portugali dhe Bullgari).
Kolegji Universitar i Biznesit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 4 partnerë që i janë bashkuar këij projekti me qëllim zbatimin e tij si:
1) Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë
2) Kolin Gjoka Lezhë
3) Tregtare Vlorë
4) Isab ( Instituti i Studimeve dhe Aplikimit në Biznes)
Tashmë pas përfundimit me sukses të sesionit të trajnimeve të mësuesëve të këtyre shkollave profesionale nëpërmjet platformës online MOOC zhvilluar nga ekspertë të fushës së hotelerisë dhe turizmit nga vendet partnere të Bashkimit Europian, mësuesit dhe nxënësit do të zhvillojnë periudhën dy-javore të mobilitetit për nxënesit dhe 5 ditore për mësuesit.
Gjatë vitit 2025 janë përcaktuar dy periudha të zhvillimit të mobilitetit: Shkurt 2025 në Itali dhe Qershor 2025 në Bullgari.
Për këtë gjë ftohen shkollat profesionale të krijojnë Komisionin e Vlerësimit dhe të përzgjedhin nga 5 nxënës që do shprehin interes për të marrë pjesë në mobilitet për periudhën Shkurt 2025.
Kriteret e dakortësuara ndërmjet partnerëve dhe Koordinatorit të projektit janë:
– Nxënësit të jënë mbi moshën 18-vjeç;
– Të zotërojnë nivel të mirë të gjuhën anglëze;
– Të jenë duke ndjekur programin e studimit të Hoteleri – Turizmit apo fushave të ngjashme me to;
– Të tregojë gadishmëri dhe përgjegjësi gjatë periudhës së trajnimit;
Për këtë gjë, materiali me titull “Call – WBL Experiences Abroad for VET Learners” përmbledh informacionin mbi grupet e mobiliteteve (15 nxënës + 2 mësues), ku do të zhvillohetky mobilitet, një prezantim i EGINA-s si edhe përcakton kriteret që do të mbahen në konsideratë për perzgjedhjen e nxënësve.
Materiali “Application Forms to the Call to Italy, Foligno” është forma e aplikimit që do të plotësojnë nxënësit dhe mësuesit që duan të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë mobilitet.
Data e pranimit të aplikimeve është deri më 01 Nëntor 2024.
Ky sajt interneti përdor Cookies!
Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.