Projekti CO-HOST, si një nga projektet elitare në KUB të programit Erasmus+, me bashkëfinancim nga Komisioni Europian, vijon me zhvillimin e aktiviteteve të tij me fokus “Nxitjen e bashkëpunimit për zhvillimin e sektorit të Turizmit dhe Mikpritjes ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor”.
Ky projekt sjell një kontribut të jashtëzakonshëm në sektorin e Arsimit dhe Formimit Profesional, duke bashkuar aktorët kryesorë si: institucionet e arsimit të lartë, shkollat e mesme teknike dhe profesionale, ekspertët e fushës dhe bizneset private, të cilët kontribuojnë në mënyrë cilësore në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori në Shqipëri.
Kolegji Universitar i Biznesit dhe Shkolla e Mesme Teknike “Fan Noli” Korçë, si partnerë përfaqësues të Shqipërisë, zhvilluan takimin e radhës të përbashkët (Multiplier Event 3) me qëllim ndarjen e arritjeve të këtij projekti për periudhën e tretë të tij, me pjesëmarrjen e nxënësve, mësuesve dhe ekspertëve të fushës së Hotelerisë dhe Turizmit.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Kolegji Universitar i Biznesit:
Dr. Irsida Dinoshi, Koordinatore Institucionale për projektin CO-HOST,
Dr.(c) Enea Qosja, Drejtues i paketës së punës për Shpërndarjen e Informacionit mbi aktivitetet e projektit,
si dhe përfaqësues nga Shkolla e Mesme Teknike Korçë:
Znj. Anxhela Taho, Drejtore e Shkollës dhe Koordinatore Institucionale për projektin,
Znj. Ilda Agolli, Drejtuese e punës së projektit CO-HOST.
Duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim dhe ndarjen e opinioneve të tyre në tryezat e rrumbullakëta në ambientet fizike të secilit institucion, u shprehim sukseset më të mira të gjithë nxënësve dhe mësueseve që përfituan nga zhvillimi i trajnimit dhe mobilitetit fizik pranë partnerëve të projektit CO-HOST në vendet e Bashkimit Europian.





