E afërt është dita për të përjetuar një mbrëmje tërësisht të artë, një mbrëmje dedikuar ty, që dje ëndërrove, punove për të dhe sot IA DOLE…
📌 Tani je gati të ndërtosh të ardhmen tënde, duke dëshmuar se me sakrifica, përkushtim dhe besim, mund t’ia dalësh gjithmonë.
Mbrëmja jote, e familjes dhe miqve që të përkrahën, e të gjithë atyre që besuan tek ti, mbahet më 🗓 24 Nëntor 2026, ⏱ ora 18:00, pranë 📍 Kishës Ortodokse Ngjallja e Krishtit, Tiranë.
🎓 Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë t’iu ftojë në Ceremoninë e Diplomimit 2026, për të përjetuar nga afër emocionet e një rrugëtimi që nisi me një ëndërr dhe sot kurorëzohet me një arritje të madhe.
Festojmë dhe përjetojmë nga afër rrahjet e zemrave të brezit të pesëmbëdhjetë që besuan se do ia dilnin dhe ia dolën 🙏 e bashkë me ta edhe ne…
Ndaj mos e humb këtë moment por bashkohu dhe merr pjesë dhe ti❕