📌 Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universitar të Biznesit organizon trajnimin me temë:
“Informim, sensibilizim dhe ndërgjegjësim mbi udhëzuesit antiplagjiaturë në mjedisin akademik”.
▶️ Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e integritetit akademik, respektimin e etikës në kërkimin shkencor, citimin e saktë të burimeve dhe parandalimin e plagjiaturës në procesin akademik.
🔹 Trajnimi u drejtohet studentëve, oponentëve, udhëheqësve shkencorë dhe stafit akademik, duke promovuar një kulturë akademike të bazuar në ndershmëri, përgjegjësi dhe profesionalizëm.
📅 Data: 19 Nëntor 2026
🕧 Ora: 12:30
📍 Godina B, Salla 401