Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, Kolegji Universitar i Biznesit organizon një trajnimi për stafin, me temë:
🔐 “SIGURIA KIBERNETIKE NË MJEDISIN AKADEMIK: NJOHURI, PRAKTIKA DHE MBROJTJE”
Aktiviteti synon të forcojë ndërgjegjësimin dhe aftësitë praktike të domosdoshme të stafit për identifikimin dhe parandalimin e rreziqeve kibernetike, si dhe për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjisë dhe inteligjences artificiale në mjedisin universitar.
📅 30 Shtator
⏰ Ora: 12:00
📍 Godina B, Salla 401
✨ Një mundësi për të ndërthurur njohuritë teorike me shembuj konkretë dhe situata praktike, duke synuar forcimin e kulturës së sigurisë kibernetike dhe promovimin e praktikave të sigurta në komunitetin akademik.
🛡️ Siguria kibernetike është përgjegjësi e të gjithëve.