Në kuadër të zhvillimeve të vazhdueshme novatore për partneritete dhe thirrje për projekte të Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve, dhe nga feedback-u i disa mbledhjeve në formatin “roundtable”, u zhvillua një takim për mundësi përfshirjeje dhe kontribuimi për projekt-ide nga thirrjet e hapura të Bashkisë Tiranë, si Kryeqyteti Evropian i të rinjve 2022 (TEYC2022).
Kjo për të promovuar dhe inkuruajuar aktivizmin e të rinjve në rang vendor, kombëtar dhe evropian, duke krijuar sinergji dhe rrjetëzime midis të rinjve Evropianë.
Në mbledhje u diskutuan edhe 8 programet e lançuara nga TEYC2022 si në vijim, me qëllim përfshirjen e studentëve tanë dhe stimulimin e tyre për një të ardhme aspiruese evropiane:
1. Rinia prodhon Ekonomi Krijuese dhe Novacion
2. Rinia krijon Kulturë
3. Rinia zhvillon Kapacitete
4. Rinia dhe Pjesëmarrja
5. Rinia dhe Diversiteti
6. Rinia është Europiane
7. Rinia dhe Eco-Health
8. Rinia dhe Hapësirat rinore
KUB mbështet dhe nxit fuqimisht novacionin dhe vullnetin apo dëshirën e studentëve për t’u njohur dhe prezantuar me risitë e Programit Tirana European Youth Capital 2022.