🔈 TRAJNIM PROFESIONAL për:
🔹 Aftësim Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
🔹 Nëpunës i Mbrojtjes së të Dhënave Personale
(Data Protection Officer – DPO)
🔹 Kolegji Universitar i Biznesit (KUB), si Institucion i Arsimit të Lartë, ka në fokus edhe ofrimin e trajnimeve profesionale në fusha të ndryshme me rëndësi për profesionet në Shqipëri.
🤝 Përmes marrëveshjes bilaterale të lidhur me Komisionerin e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, KUB është i autorizuar të ofrojë trajnime profesionale për përgatitjen e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 🔐🪪.
💡 KUB ka kënaqësinë të shpallë hapjen e grupit të radhës të këtij trajnimi të rëndësishëm dhe gjithnjë e më të kërkuar nga administrata publike dhe sektori privat.
📚 Struktura e trajnimit
Trajnimi zhvillohet në dy sesione (2 javë):
▶️ Java e parë
Aftësim Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
▶️ Java e dytë
Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO)
🗓 02 Shkurt 2026
🕑 Ora: 14:00
📍 Vendndodhja: Ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit, Godina B
Ky program trajnimi është hartuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë 🌍 dhe është në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit shqiptar dhe direktivat e Bashkimit Evropian 🇪🇺 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
▶️ Programi synon të përgatisë specialistë të kualifikuar që do të ushtrojnë funksionin e nëpunësit për mbrojtjen e të dhënave personale në institucionet publike dhe në bizneset private.
✅ Për kë është i detyrueshëm ky trajnim?
Për çdo entitet publik apo privat që përpunon të dhëna personale, përfshirë: administratën shtetërore, universitetet, spitalet, bankat, policinë, agjencitë e sigurimeve, postat, kompanitë tregtare, zyrat e noterisë dhe avokatisë, agjencitë e pasurive të paluajtshme, autoritetet dhe njësitë bashkiake, shkollat private dhe publike, hotelet dhe agjencitë turistike, qendrat komunitare dhe OJF-të, qendrat e trajnimit, shërbimet IT dhe data management, portalet mediatike dhe platformat digjitale, zyrat e auditimit dhe kontabilitetit, zyrat përmbarimore, ambasadat dhe përfaqësitë e huaja, si dhe shërbimet juridike dhe të konsulencës së biznesit, etj.
⚠️ Për të kaluar tek programi i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale është e detyrueshme kalimi me sukses i Aftësimit Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
🎓 Certifikim
📜 Shpërndahen certifikata për të dy nivelet e trajnimit:
✔️ Certifikatë për Aftësim Profesional
✔️ Certifikatë për Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO)
📌 Për regjistrim dhe informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni në:
📲 +355 68 60 60 008
📲 +355 67 40 40 477
📧 [email protected]
▶️ Mos e lini për nesër një detyrim ligjor që duhet përmbushur sot!