Ekipi i Projektit RiskMan, ku Kolegji Universitar i Biznesit luan rolin e partnerit, ka kënaqësinë të lincojë fazën e testimit të pyetësorit mbi “Identifikimin e pranisë së llojeve aliene në vëndet e Ballkanit”.
Ftojmë të gjithë profesionistët dhe të apasionuarit që kanë informacion apo dijeni mbi praninë e llojeve jo-vendase (të përmendura në formular ose jo) në ekosistemet ujore të Republikës së Shqipërisë, t’i shpërndajnë këto informacione nëpërmjet plotësimit të formularit bashkëngjitur. Çdo ndihmë e juaja është mjaft e vlefshme për ti bërë ballë ndryshimeve të nxitura nga futja e këtyre llojeve në ekosistemet tona.
Kjo është një periudhë testimi e cila do të zgjasë deri më datë 25 Janar 2022.
Për çdo informacion kontaktoni në pikat e kontaktit të vendosura në formular.
Mund të klikoni këtu për të plotësuar pyetësorin.