Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Kolegjin Universitar të Biznesit dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të organizojnë një bashkëbisedim rreth librit “Dinamikat komplekse të hapësirave të lirisë” të profesor Shpëtim Camit.
Aktiviteti do të mbahet më 16 shtator 2025, ora 11:00 në sallën “Tefta Tashko”, në katin e dytë, tek ish-Ministria e Kulturës, në Kinostudio.
Profesor Shpëtim Cami është një figurë me një kontribut të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë shqiptar, me mbi 35 vite përvojë në fusha kyçe si arsim, shkencë, administratë, politikë, në fushen e botimeve dhe shoqërisë civile. Aktualisht, ai ushtron detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Kolegjin Universitar të Biznesit, ku ka dhënë një ndihmesë të vyer në konsolidimin institucional dhe rritjen e cilësisë akademike. Përvoja e tij e gjerë dhe përkushtimi i palëkundur e bëjnë një nga shtyllat kryesore të këtij institucioni, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin strategjik dhe integritetin akademik të universitetit
Ftojmë të gjithë dashamirësit e librit, akademikë, kolegë, bashkëpunëtorë e miq të bashkohen në këtë takim.