📌Banka e Shqipërisë 2025
🏆Çmimi i Guvernatorit për diplomën më të mirë!
🔊 Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2025”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2024 –tetor 2025, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare
dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.
🗓️ Afati i fundit i dorëzimit të temave: 31 tetor 2025
📌 Çmimet:
🥇Çmimi i parë, 250.000 lekë
🥈Çmimi i dytë 200.000 lekë
🥉Çmimi i tretë 150.000 lekë
🔗Për më shumë informacion, klikoni në www.bankofalbania.org