☺️ Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë të njoftojë se ditën e mërkurë, 🗓️më 05.02.2025, në orën ⌚️13:00, në godinën B të institucionit tonë, do të zhvillohet Ceremonia e akordimit të titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Dr. Leandro Haxhi.
✔️Titulli i akordohet me motivacionin: “Për kontributin e shquar në fushën e kërkimit shkencor, mësimdhënies akademike dhe drejtimit të institucioneve arsimore e publike, si dhe për angazhimin e spikatur shoqëror. Modeli dhe vlerat e tij kanë frymëzuar breza të tërë, duke formuar profesionistë dhe drejtues të aftë, të pajisur me vlera njerëzore që kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë.”
😍 Ju mirëpresim të merrni pjesë në këtë event të veçantë për institucionin dhe komunitetin tonë akademik.