⬆️Agjensia Shtetërore Startup Albania, një institucion nën vartësinë e Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit planifikon të organizojë së bashku me Kolegjin Universitar të Biznesit, nje sesion informues për studentët dhe stafin akademik për mundësinë e financimit të ideve novatore nëpërmjet Masave Mbështetëse me Grante për startup-et në vend.
Takimi të zhvillohet 🗓ditën e Hënë, 18 Mars në orën ⏱12:00 pranë ambjenteve të Kolegjit Universitar të Biznesit.