Thirrje për punime

KONFERENCA E XII-të NDËRKOMBËTARE SHKENCORE

Organizuar nga:

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT

"Transformimi Digjital dhe Inteligjenca Artificiale: Perspektiva Ekonomike, Juridike dhe Shoqërore"

Data e Konferencës : 05 Qershor 2026
Tema e Konferencës së XII-të Ndërkombëtare Shkencore, “Transformimi Digjital dhe Inteligjencë Artificiale: Perspektiva Ekonomike, Juridike dhe Shoqërore”, përfaqëson një nga zhvillimet më të rëndësishme të kohës së sotme. Përparimi i teknologjive digjitale dhe integrimi i gjerë i inteligjencës artificiale po transformojnë mënyrën se si funksionojnë ekonomitë, institucionet dhe shoqëritë moderne. Digjitalizimi i proceseve, automatizimi dhe përdorimi i të dhënave në shkallë të gjerë po krijojnë modele të reja zhvillimi ekonomik dhe organizimi institucional. Megjithatë, këto zhvillime sjellin edhe sfida të rëndësishme, që kërkojnë analizë të thelluar shkencore, si rregullimi juridik i teknologjive të reja, mbrojtja e të dhënave, siguria kibernetike dhe ndikimi i inteligjencës artificiale në tregun e punës dhe në marrëdhëniet shoqërore. Për këtë arsye, trajtimi i transformimit digjital kërkon një qasje multidisiplinare, e cila do të lidhte perspektivën ekonomike, juridike dhe sociale. Konferenca synon të shërbejë si një platformë akademike për studiues, akademikë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, për të diskutuar zhvillimet, sfidat dhe mundësitë që lidhen me transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale, duke kontribuar në avancimin e kërkimit shkencor dhe të debatit akademik mbi këtë temë aktuale dhe me ndikim të gjerë.

Qëllimi i konferencës

Kolegji Universitar i Biznesit organizon Konferencën e XII-të Ndërkombëtare Shkencore me titull:

 

Transformimi Digjital dhe Inteligjenca Artificiale: Perspektiva Ekonomike, Juridike dhe Shoqërore” 

nëpërmjet kontributit të të tre njësive kryesore të tij:

  • Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike
  • Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale.
 

Ky event vjen si një nga format e shprehjes së bashkëpunimit mes palëve nëpërmjet zhvillimit të Kërkimit Shkencor në fusha shumëdisiplinare si: ekonomia, drejtësia, arsimimi, shkencat sociale-politike dhe studimet profesionale.

Një kontribut të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e kësaj konference e japin partnerët bashkëpunëtorë Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, në rajon dhe Europë:

  1. University of Skopje – North Macedonia
  2. B2 Ljubljana School of Business – Slovenia
  3. Jan Dlugosz University in Czestochowa – Polonia
  4. Baltic International Academy – Letoni
  5. Instituti për Studime të Aplikuara në Biznes – Shqipëri
  6. Euro College – Maqedoni e Veriut
  7. Helena Chodkowska University of Technology and Economics – Poloni
  8. Zagreb School of Business – Kroaci
  9. Qendra Daran – Shqiperi

 

Konferenca do të mbahet më datë 05 Qershor 2026

Stafi i KUB do të jetë pjesëmarrës në sallën e Konferencave pranë Kampusit të Kolegjit Universitar të Biznesit.

 

Gjuha e Konferencës: Anglisht, Shqip

Partnerët

  1. University of Skopje – North Macedonia
  2. B2 Ljubljana School of Business – Slovenia
  3. Jan Dlugosz University in Czestochowa – Polonia
  4. Baltic International Academy – Letoni
  5. Instituti për Studime të Aplikuara në Biznes – Shqipëri
  6. Euro College – Maqedoni e Veriut
  7. Helena Chodkowska University of Technology and Economics – Poloni
  8. Zagreb School of Business – Kroaci
  9. Qendra Daran – Shqiperi

Fushat e Konferencës

Me qëllim organizimin sa më të mirë të zhvillimit të sesioneve plenare në formë paralele, do të orientojmë ndarjen e punimeve prezantuese në këtë konferencë sipas fushave të mëposhtme:

Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni
  • Teknologjia ne funksion te Zhvillimit te Qendrueshem dhe Mjedisit.
  • Mbrojtja nga sulmet kibernetike në epokën e AI
  • Përdorimi i AI për parandalimin e sulmeve kibernetike
  • AI në sistemet biometrike dhe identifikimin e përdoruesve
  • Automatizimi industrial dhe siguria e pajisjeve digjitale
  • Kriptografia dhe Algoritmet Matematike në Sigurinë Kibernetike
  • Analiza e të Dhënave dhe Statistikë për Inteligjencën Artificiale
“Arsimi është pasaporta e së ardhmes, sepse e nesërmja u takon atyre që përgatiten për të sot.”
  • Transformimi i Arsimit për Ekonominë e Gjelbër: Zhvillimi i Kurrikulës
  • E-learning për Edukimin Mjedisor: Zgjerimi i shtrirjes dhe ndikimit
  • IA për mësim të qëndrueshëm: Personalizimi i arsimit për një ekonomi të gjelbër
  • Roli i Arsimit Profesional në Zhvillimin e Aftësive të Ekonomisë së Gjelbër
  • Edukimi për ekonominë rrethore: Përgatitja e studentëve për të ardhmen
  • Si mund të mbështesin bashkëpunimet dhe rrjetet ndërkombëtare edukimin e gjelbër në shkallë globale.
  • Edukimi dhe Inovacioni i Gjelbër: Partneritetet midis Akademisë dhe Industrisë
Ekonomike në profilet Financë, Bankë, Kontabilitet, Auditim, Menaxhim, Turizëm, Marketing
  • Monedha dixhitale dhe e ardhmja e financave të gjelbra.
  • Inovacioni në banka: Përqafimi i transformimit dixhital për rritje të qëndrueshme
  • FinTech dhe Ekonomia e Gjelbër: Përdorimi i Teknologjisë për Financa të Qëndrueshme
  • Roli i marketingut dixhital në promovimin e produkteve të gjelbra
  • Roli i teknologjisë në menaxhimin e turizmit të qëndrueshëm
  • Inovacione në Energjitë e Rinovueshme dhe Qëndrueshmëria
  • Ekonomia Qarkulluese dhe Zgjidhjet e Menaxhimit të Mbetjeve
  • Financat e Gjelbra dhe Strategjitë e Investimit
  • Bujqësia e Qëndrueshme dhe Sistemet Ushqimore
  • Lirite Ekonomike dhe sfidat ndaj lirive mjedisore.
  • Biznesi dhe Inovacioni i gjelber, si pjese e gjenerates se trete te lirive e te drejtave mjedisore.
Juridike në profilet Publike, Civile, Penale si dhe në Drejtë Biznesi.
  • E Drejta dhe Rregulloret për Biznesin e Gjelbër
  • Inovacioni, Teknologjia dhe e Drejta Ndërkombëtare
  • Tregtia Ndërkombëtare dhe Marrëveshjet për Mjedisin
  • Të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësia Mjedisore
  • Konfliktet Ndërkombëtare dhe Ndikimi i Ndryshimeve Klimatike
  • E Drejta e Korporatave dhe Përgjegjësia Sociale
  • Roli i politikave publike ndërkombëtare të gjelbërta dhe Shqipëria.
Arsimimi Profesional
  • Përdorimi i platformave dixhitale dhe mjeteve të mësimit elektronik për të trajnuar profesionistë në praktika të qëndrueshme.
  • Përdorimi i inteligjencës artificiale për të krijuar shtigje të personalizuara të të mësuarit dhe për të vlerësuar aftësitë për rolet e ekonomisë së gjelbër.
  • Financa dhe Investimet e Qëndrueshme: Edukimi Profesional në Praktikat e Gjelbërta Financiare
  • Si mund të bashkëpunojnë ofruesit e arsimit profesional me drejtuesit e industrisë për të harmonizuar kurrikulën me nevojat e ekonomisë së gjelbër.
  • Sipërmarrja e Gjelbër: Arsimi Profesional për fillimin e Biznesit të Qëndrueshëm
  • E ardhmja e punës dhe formimi profesional: Përgatitja për automatizimin dhe AI ​​në Punët e Gjelbërta
  • Përshtatja e kurrikulës së AFP-së për Epokën Dixhitale: Integrimi i Teknologjisë në Arsimin e Qëndrueshmërisë
  • Krijimi i Kampuseve të Gjelbërta: Praktika të Qëndrueshme në Institucionet e Arsimit Profesional
  • Edukimi i qëndrueshëm për bujqësi: Përgatitja e profesionistëve të ardhshëm për praktikat e bujqësisë së gjelbër

Programi i Konferences nuk është i kufizuar vetëm në këto çështje. Ne ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në Konferencë me çështje të tjera alternative që lidhen me temën kryesore të Konferencës.

Bordi Shkencor

  • Prof.Dr. Ylber Bezo, Rector, University College of Business, Tirana, Albania
  • Prof.Dr. Leandro Haxhi, Lecturer, University College of Business, Tirana, Albania
  • Assoc. Prof. Dr. Ardi Bezo, Vice-Rector, University College of Business, Tirana, Albania
  • Prof. Dr. Ace Milenkovski, Rector, University of Skopje, North Macedonia
  • Prof. Dr. Marcin Sosnowski, Vice Rector, Jan Dlugosz University, Czestochowa, Poland
  • Prof. Dr. Vladislav Volkov, Vice Rector, Baltic International Academy, Riga, Latvia
  • Prof.Dr. Shpetim Cami, Secretary General, University College of Business, Tirana, Albania
  • PhD Justyna Żylińska, Rector of the Helena Chodkowska University of Technology and Economics, Warsaw, Poland
  • PhD Ireneusz Fura, Dean, Helena Chodkowska University of Technology and Economics, Warsaw, Poland
  • Prof. PhD Krzysztof Półtorak, Dean of the University of Technology and Economics, Warsaw, Poland
  • Prof. Dr. Remzi Keco, Dean of FEA, Agricultural University of Tirana, Tirana, Albania
  • Prof. Assoc.Dr. Lidija Weis, Dean, B2 Ljubljana School of Business, Ljubljana, Slovenia
  • Prof. Assoc.Dr. Enis Fita, Dean FEDSHS, University College of Business, Tirana, Albania
  • Prof. Dr. Vjollca Bakiu, Dean of FISHK, University College of Business, Tirana, Albania
  • Prof. Assoc.Dr. Miranda Kullolli, KSLP, University College of Business, Tirana, Albania
  • Prof. Assoc.Dr. Katarina Aškerc Zadravec, Deputy Dean, B2 Ljubljana School of Business, Ljubljana, Slovenia
  • Dr. Ing. Karolina Grabowska, Vice-Dean, FST, Jan Dlugosz University, Czestochowa, Poland
  • Prof. Assoc.Dr. Drakuli Lumi, KSLP, University College of Business, Tirana, Albania
  • Prof. As. Dr. Ina Pagria, Lecturer, FEA, Agricultural University of Tirana, Tirana, Albania
  • Assoc. Prof. Dr. Lorena Bezo, Lecturer, FE, University of Tirana, Tirana, Albania
  • Assoc. Prof. Dr. Serdan Kervan Vice-Rector, ‘Uksin Hoti’ University, Prizren, Kosovo
  • Prof. Dr. Flutura Kalemi, Lecturer, FEA, Agricultural University of Tirana, Tirana, Albania
  • Assoc. Prof. Dr. Jona Mulliri, FEA, Agricultural University of Tirana, Tirana, Albania
  • Dr. Irsida Dinoshi, FEDSHS, University College of Business, Tirana, Albania
  • Dr.Matilda Meta, FEDSHS, University College of Business, Tirana, Albania
  • Dr. Renato Preza, FISHK, FEDSHS, University College of Business, Tirana, Albania
  • Dr. Blerta Moçka, FEA, Agricultural University of Tirana, Tirana, Albania
  • Dr. Elva Leka, Lecturer, Polytechnic University of Tirana, Albania
  • Mr. Savo Efremovski, Euro College, Kumanovo, North Macedonia
  • Dr. Petrushevski Ljubisha, Euro College, Kumanovo, North Macedonia
  • Goran Luburić, MA, Dean, Zagreb School of Business, Zagreb, Croatia
  • Dr. Ismet Voka – Lecturer, FEDSHS, University College of Business
  • Neven Šipić, MS, Vice Dean, Zagreb School of Business, Zagreb, Croatia
  • Dr. Blerta Moçka, FEA, Agricultural University of Tirana, Tirana, Albania
  • Dr. Marija Stojanova, Euro College, Kumanovo, North Macedonia
  • Tanja Grmuša, PHD, Assistant professor, Zagreb School of Business, Zagreb, Croatia
  • Dr. Ledia Sula – Lecturer, FEDSHS, University College of Business
  • Dr.ing, professor Zhanna Tsaurkubule, Baltic International Academy, Riga, Latvia

Komiteti Organizativ

  • Dr. Irsida Dinoshi – Kryetare
  • Dr. Matilda Meta – zv/Kryetare
  • Dr. Renato Preza – zv/Kryetar
  • Dr. Andi Mehmeti – Anëtar
  • Dr. Viliem Kurtulaj – Anëtar
  • Dr. Marsela Musabelliu – Anëtare
  • Dr.Cand.Endrit Elezi – Anëtar
  • Dr.Cand. Enea Qose – Anëtar
  • Dr.Cand. Erjola Shehu – Anëtare
  • Dr.Cand.Eni Danaj – Anëtare
  • Dr.Cand.Bledi Bezo – Anëtar
  • Dr.Cand. Olta Lami – Anëtare
  • Msc. Armand Tanasica – Anëtar

Pranimi i punimeve

Të gjitha punimet e prezantuara do të publikohen në Book of Proceedings të Konferencës.

Një numër i zgjedhur i artikujve nga Bordi Shkencor i Konferencës, do të publikohen në numrin special të Revistës Shkencore të Studimeve Profesionale me ISSN: 2520-0933 (online) dhe ISSN: 2412-5865 (print)

Tarifat e rregjistrimit

Konferenca është falas vetëm për punimet e paraqitura nga anëtarët e institucionit organizues dhe partnerët bashkëpunëtorë të kësaj Konference.

Për pjesëmarrës nga Universitete të tjera me punim individual/bashkëautorësi tarifa do të jetë 50 EUR ose 5.000 ALL.

Tarifa përfshin Çertifikatën e pjesëmarrjes (online), një kopje të librit të Book of Proceedings, një kopje të Revistës Ndërkombëtare Shkencore (ISSN online).

Emri i Llogarisë
IBAN
SWIFT
Monedha
Kolegji Universitar i Biznesit
AL38202110680000000000782125
​SGSBALTX
ALL
Kolegji Universitar i Biznesit
AL85202110680000000001782125
​SGSBALTX
EUR

Në përshkrimin e pagesë sugjerohet të vendoset pershkrimi: ISCUCB 2025, emri dhe mbiemri i autorit/ve të punimit

Pjesëmarrësit duhet të mbulojnë vetë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Tiranë si edhe të kujdesen për rezervimin e hotelit ku do të qëndrojnë. Për sugjerime mbi mundësitë e akomodimit, vizitoni https://kub.edu.al/kerkimi-shkencor/

Udhëzime për abstraktet e autorëve

Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 200-250 fjalë dhe të tregojë qartë qëllimin, metodologjinë dhe përfundimet e punimit. Abstrakti duhet të përmbajë 4-5 fjalë kyçe dhe klasifikimin e tyre në JEL.

Pranimi i abstrakteve duhet bërë në formatin Microsoft Ëord sipas udhëzimeve të mëposhtme dhe duhet të dërgohen me e-mail në adresën: [email protected]

Gjuha zyrtare e Konferencës do të jetë Anglisht dhe Shqip.

Zhvillimi i Konferences do të jetë në formë hibride. Prezantimi i punimeve do të mund të kryhet në pranë ambjenteve të zhvillimit të Konferencës dhe online nëpërmjet platformës Zoom.

Kontaktet

Për pyetje ose informacione lidhur me konferencën lutemi të kontaktoni në adresën [email protected].

Lutemi vizitoni faqen tonë: www.kub.edu.al

 

Jeni të mirëpritur!

Komiteti Organizativ i Konferencës!

Datat e rëndësishme

  • 15 Prill 2026

    Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve

  • 25 Prill 2026

    Afati i njoftimit për pranimin e abstrakteve

  • 20 Maj 2026

    Afati i dërgimit të punimit të plotë

  • 24 Maj 2026

    Afati i konfirmimit të pranimit të punimit

  • 31 Maj 2026

    Afati i fundit për kryerjen e pagesës dhe dërgimin e mandatit

  • 05 Qershor 2026

    Dërgimi i Programit dhe Link-ut të Konferencës

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.