Projekte

Misioni Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve është të promovojë dhe forcojë aftësitë e kërkimit duke rritur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin me institucionet publike dhe private si në nivelet brenda vendit, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Duke funksionuar si instrument lehtësues, kjo Zyrë pjesë të misionit të saj ka përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve dhe studentëve të KUB në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore dhe studime të ndryshme të orientuara nga zhvillimet e tregut lokal dhe ndërkombëtar, politikëbërja me synim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, etj. Zyra është përgjegjëse për zbatimin e politikës së ndërkombëtarizimit të Institucionit, duke operuar me efikasitet, efektivitet dhe shpejtësi  ndaj ndryshimeve dhe nevojës për inovacion në përputhje të plotë me sistemin e vlerave që mbart Kolegji Universitar i Biznesit.

Zyra gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj synon të kontribuojë ndjeshëm në:

Vizionin e Kolegjit Universiar të Biznesit si një nga IAL-të të nivelit të lartë duke synuar mënyrën e të menduarit globalisht, kultivuar vetëdijen kozmopolite si dhe duke nxitur një kulturë të re dhe inovative të të nxënit

Misionin e Institucionit për të përgatitur specialistë të lartë në përputhje me prioritetet në zhvillim që ka vendi ynë si edhe të krijojë, zhvillojë, përcjellë dijet përmes mësimdhënies, kërkimir shkencor dhe veprimtarive inovative e profesionale

Objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Ndërkombëtarizimit 2020-2025 të Institucionit përmes pjesëmarrjes aktive në projekt – aplikime kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe nxitjen e partneriteteve, duke promovuar KUB-in në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.