Prof. Dr. Vjollca Bakiu
Biografia
2021- e në vazhdim
2000 – e ne vazhdim
Antare e Bordit Shkencor të Revistës me Proceedings të Fakultetit të Ekonomisë të UT, Tiranë.
Pedagoge dhe lektore në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë, Departamenti i Marketing -Turizmit, në lëndë të ndryshme të Marketingut dhe të Turizmit, si : Bazat e Marketingut, Drejtim i Marketingut, Sjellje Konsumatore, Menaxhim i Ndermarrjeve Hoteliere dhe Turistike, Menaxhim Nderkombetar, Marketing i Turizmit, Turizëm Nderkombetar, Ekonomi e Turizmit, etj.
2001 – 2020 – Antare e Keshillit të Profesorëve të Fakultetit të Ekonomisë të UT
2018 – e ne vazhdim
Antare e Bordit Shkencor të Revistës Proceedings të Kolegjit Universitar të Biznesit, Tiranë.
2014–2016 – Antare e KKSPT (Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit) në Shqipëri, pranë Ministrisë Turizmit, Rinisë dhe Sporteve.
2008–2012 – Antare e Këshillit Administrativ të Fakultetit të Ekonomisë të UT.
2003–2008 – Emëruar me vendim Nr.117.date 28.01.2003, nga Presidenti i Republikes se Shqipërise si : « Këshilltare e Jashtëme e Presidentit te Republikës », për problemet ekonomike të Shqipërisë dhe kryesisht ato të turizmit.
1999–2000 – Pergjegjëse e seksionit të Turizmit, pranë Departamentit të Marketing – Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë të UT.
1994–1999 – Pedagoge në Departamentin e Marketing-Turizmit, në Fakultetin e Ekonomisë të UT.
1997 – Antare e International Shalon Club. (Shoqatë për paqen nderkombëtare në Izrael).
1993–1995 – Koordinatore e palës shqiptare për Projektin TEMPUS në fushën e Turizmit pranë FEUT, në bashkëpunim me palën Franceze dhe Italiane.
1993–1994 – Antare e Këshillit Shkencor të Fakultetit të Ekonomisë të UT.
1993–1994 – Pergjegjëse e seksionit të Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë të UT.
1991–1993 – Pedagoge në Seksionin e Turizmit të Fakultetit të Ekonomisë të UT.
1985–1991 – Pedagoge në Katedrën e Meceologjisë të Fakultetit të Ekonomisë, të UT.
1982–1985 – Asistente Pedagoge në Katedrën e Merceologjisë të Fakultetit të Ekonomisë të UT, për lëndën merceologjia ushqimore.
1980–1982 – Merceologe në Ndermarrjen Tregëtare të Fruta-Perimeve në Tiranë dhe Asistente, Pedagoge jashtme në Katedrën e Merceologjisë të Fakultetit të Ekonomisë të UT,për lëndën merceologjia ushqimore.
1979–1980 – Stazhiere në Ndërmarrjen Tregëtare të Fruta-Perimeve në Tiranë.
ARSIMI DHE TRAJNIMET
1976–1980 – Mbaruar Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës.
1982–1987 – Kualifikim universitar dhe pasuniversitar (5 provime shtesë të nivelit universitar dhe 5 të tjera të nivelit pasuniversitar dhe kaluar me rezultate shumë të mira).
1990–1991 – Mbrojtje e gradës shkencore ”Kanditat i Shkencave”; (Vendim i Komisionit të Lartë të Atestimit nr.256, dt.08.06.1991, nr. i regjistrit 2797).
1992 – Kurs për ‘’Ekonominë e tregut dhe Menaxhimin’’, organizuar nga Universiteti i Nebraskës-Lincoln. Paisur me Çertifikate.
1992–1993 – Studime në Francë, Diplomuar në Universitetin e Angerit si “ Inxhiniere e Transpotit, Hotelerisë dhe Turizmit ” në nivelin “ License ”, ESTHUA (Etude Superiere du Tourisme et de l’hotelerie de l’Universite d’Angers), France.
1993 – Konvertim i gradës Kandidat i Shkencave në Doktor i Shkencave (VKM 35 dt. 30.06.1993)
1993 – Kurs i avancuar për ‘’Ekonominë e Tregut dhe Menaxhimin’’ organizuar nga Universiteti i Nebraskës-Linkoln. Paisur me Çertifikatë.
1994 – Kurs i organizuar nga Universiteti i San Diegos i SHBA per “Drejtim Biznesi”. Paisur me Çertifikatë.
1994 – Kurs ‘’Management and Business administration with computer applications’’. Paisur me Çertifikate.
1994 – Kurs trajnimi për biznes, organizuar nga ‘’Albanian Training, Institute Government and Business’’. Kaluar në provimin përfundimtar dhe paisur me Çertifikatë.
1994 – Fituar titullin pedagogjik-shkencor Profesor i Associuar, (Vendim i KKSH nr.11. dt. 13.12.1994)
1994 – Studime në Francë, Diplomuar në Universitetin e Angerit si “ Inxhiniere e Transportit, Hotelerisë dhe Turizmit ” në nivelin “ Magister ”, Diploma: “ Maitrise ” ESTHUA . (Etude Superiere du Tourisme et de l’hotelerie de l’Universite d’Angers), France.
1997 – Kualifikim një mujor në Universitetin Politeknik të Selanikut (TEI). Greqi për Marketing dhe Turizëm
1997 – Kurs Intensiv mbi “Zhvillimin e Turizmit Rural si një alternativë për gjenerimin e të ardhurave, ”organizuar nga Ministria e Puneve të jashtme të Izraelit, gjatë një muaji në Izrael. Paisur me 3 çertifikata: 1.Përfundimin me Sukses të Kursit 2.Peligrinim të Jeruzalemit 3.Pjesmarrje në Studime të Projekteve Turistike Rurale per zonën e Haifas në Izrael.
1998 – Kurs një javor për kualifikim të mëtejshëm në Marketing dhe Turizëm, organizuar në kuadrin e projektit TEMPUS në Athinë.
1999 – Seminar 3 ditor në Athinë për mbrojtjen mjedisore nga kërcënimet nukleare, Athine 1- 3 tetor 1999.
2000 – Trajnim të mëtejshëm mbi Turizmin, 12-22 dhjetor 2000, në Athinë.
2001 – Fituar titullin më të lartë Pedagogjiko- Shkencor “Profesor”, me vendim nr.49, dt. 28.02.2001, Nr. regjistrit 4651, Nr. i dëshmisë 167.
Edukimi
- ,
Aftësitë
0%