EN/AL

WhatsApp Image 2022-02-03 at 2.53.13 PM

Prof. Asoc. Dr. Ina Pagria

Lektor

Prof. Asoc. Dr. Ina Pagria

Lektor

Biografia

Prof. Asoc. Dr. Ina PAGRIA aktualisht është Përgjegjëse e grupit Mësimor – Kërkimor të Statistikës dhe anëtare e Senatit akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjatë viteve 2012-2016 anëtare e Këshillit të Fakultetit, 2016-2021 ka anëtare të Komisionit të mbrotjes së Gradës “Doktor” të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Gjithashtu duke filluar nga Prill 2019 e në vazhdim është eksperte e jashtme e Institutit të Statistikave. Në periudhën Qershor 2016- Gusht 2020 ka mbajtur postin e Zëvendësdekanes për Mësimin dhe Kurikulat të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Duke filluar nga viti 2006 e ne vazhdim është pedagoge pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Në vitin 2013 ka marrë titullin Profesor i Asociuar, ndërsa në vitin 2011 titullin Docent. Në vitin 2010 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave me punimin me temë” Bizneset e tipit partneritet në zhvillimin rural të vendit. Në periudhën 2004-2005 ka punuar pranë sektorit të llogarive kombëtare në Institutin e Statistikave. Në karrierën e saj profesionale vlen për t’u përmenduar kontributinë: statistikë, llogari kombëtare, menaxhim, marketing, vlerësimin e kapaciteteve prodhuese në bujqësi, zhvillimin rural. Kompetencat e saj si akademike, kërkuese shkencore dhe si konsulente reflektohen në pjesëmarrjen në mjaft projekte kërkimi, punime shkencore të paraqitura në konferenca kombëtare dhe ndërkombetare, artikuj shkencor, tekste dhe monografi ku më të spikaturit janë: Tekste dhe monografi: Statistika 1, Statistika 2, Statistikë, Statistikë biznesi, Guida për studentet 2008 – 2009, Partnership business in the rural development of the country (Albania), Udhëzues për studentet -viti akademik 2012-2013 dhe”Logistic regression model to evaluate the agricultural activities – The effect of agricultural activities in the farmers growth” Projekte dhe studime: Që nga viti 2016 e në vazhdim është kordinatore e prgramit “Erasmus” midis Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe Universitetit të Katowicës – Poloni. Pjesëmarrje në projektin e zbatuar nga GIZ dhe Ministria e Jashtme Gjermane mbi „Modernizimin e AFP në drejtimin Bujqësi/Frutari dhe Kopshtari”, (Gjermani -Tetor 2016), pjesëmarrje ne projektin Erasmus mbi Informacionin Didaktik (Bihac- Bosnje Hercegovine 2016), Adriafootouring (Itali 2015-2016), Tempus “UM3 – misioni i trefishtë i universitetit” Shqipëri, Itali, Finlandë, Spanjë (2012-2014), Tempus mbi ekstensionin dhe komunikimin (Novisad -Serbi,2008),”Rendi dhe qetësia në komunite” të organizuar nga Qendra Shqiptare për Integrim dhe Zhvillim” dhe Pnud (2006), pjesëmarrje në “Projektin e Binjakëzimit”mbi statistikat afatshkurtra, statistikat e përdoruesve dhe llogaritë kombëtare (Paris, Budapest 2005), pjesëmarrje në studimin e organizuarnga CIAMM-I dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për studimin e kapaciteteve prodhuese bujqësore në Mal të Zi (2003), “Promocioni I bujqësisë organike në rajonin e Ballkanit” financuar nga GTZ (Strugë– Shkup 2002), “Punësimi në praktikë i studenteve” –financuar nga SOROS (2002),pjesëmarrje në studimin e organizuar nga CIAMM-i dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për studimin e kapaciteteve prodhuese bujqësore në të dyja anët e kufirit të liqenit të Ohrit (2002); pjesëmarrje në studimin e FAO-s, “Impakti në reduktimin e varfërise në zonat e investimeve të bëra nga projekti i pyjeve (2002), pjesëmarrje në studimin e organizuarnga CIAMM-i dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për prodhimin e ullirit në Shqipëri (2001).

Edukimi

  • Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesti, Tiranë, Ekonomist, Profesor i Asociuar në Ekonomi dhe Agobiznes.

Aftësitë

Ekonomi
100%
Statistikë
100%
Statistikë Biznesi
100%
Ekonometri
100%
Menaxhim
100%

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.