Search
Close this search box.
simon-gega

Prof As. Dr. Simon Gega

Zëvëndës Rektor

Prof As. Dr. Simon Gega

Zëvëndës Rektor

Biografia

Prof As. Dr. Simon Gega është dekan i Fakultetit te Drejtësisë dhe Shkencave politike në Kolegjin Universitar të Biznesit. Ai është në të njëjtën kohë pedagog në këtë institucion. Pas studimeve universitare ai ka realizuar me sukses studimet mastar, ato doktorale si dhe ka fituar titullin akademik Profesor i Asocuar. Kualifikimet pasuniversitare lidhen kryesisht me fushën e Sigurisë Kombëtare, të Menaxhimit të Krizave, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, veprimtarisë drejtuese, të komunikimit dhe informacionit të marrëdhënieve me publikun, të didaktikës e metodikës së mësimdhënies në te cilën përfshihen artikuj shkencor në revista kombëtare e ndërkombëtare si dhe pjesëmarrje në konferenca të ndryshme shkencore me kumtesa e referate, kombëtare e ndërkombëtare. Ai është autor i librit “ Dimensioni i Sigurisë Shtetit dhe Forcat e Armatosura”. “Manuali i Drejtimit te Brendshëm në FA”, ai ka botuar shume artikuj e materiale mësimore ne fushën e drejtimit, diplomacisë publike, bashkëpunimit, negociatave e marrëdhënieve ndërkombëtare, të figurës e personalitetit të drejtuesve, të menaxhimit të burimeve njerezore, të metodologjisë së kërkimit shkencor etj. Është anëtar i senatit akademik të KUB prej vitit 2017.

Edukimi

  • Akademinë e Mbrojtjes Prof. As. 2014,
  • Akademinë e Mbrojtjes Doktor 2006-2009,
  • Akademinë e Mbrojtjes master në fushën e sigurisë 1999-2001,
  • Universitetin e Tiranës dega Matematikë 1979 -1981,
  • Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficereve 1974-1978,

Aftësitë

0%

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.