Search
Close this search box.
dr Anjeza Pasku

Dr. Anjeza Pasku

Lektor

Dr. Anjeza Pasku

Lektor
” Ne duhet të mësojmë, ne do të mësojmë!”

Biografia

Kam mbaruar degën “Matematikë” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës në vitin 2008. Në vitin 2011 kam mbyllur studimet e Masterit të Nivelit të Dytë (MND) në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës . Ndërsa në 2014 kam përfunduar studimet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, drejtimi Analizë-Algjebër. Që prej vitit 2008 e në vazhim jam lektore e brendshme në Universitetin Aleksander Moisiu, Durrës ku jam titullare e lëndëve Algjebër, Algjebër Abstrakte, Matematikë Diskrete dhe Analizë Matematike. Ndër vite kam qenë lektore e jashtme në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës (UT), Universiteti Europian i Tiranës, Kolegji Universitar Beder dhe së fundmi Kolegji Universitar i Biznesit në te cilat kam zhvilluar lëndë të fushës sime të studimit.

Edukimi

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Të Natyrës, Departamenti i Matematikës, Tiranë, Shqipëri, Doktoratë në programin e studimit: Analizë dhe Algjebër, Drejtimi: Algjebër (2011-2014)
  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Të Natyrës, Departamenti i Matematikës, Tiranë, Shqipëri., Master i nivelit të dytë në drejtimin: Analizë dhe Algjebër (2010–2011)
  • Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Arsimi i lartë. E diplomuar në Departamentin e Matematikës (2003-2008)

Aftësitë

Lektore në Algjebër
100%
Lektore në Analizë Matematike
100%
Lektore në Matematikë e Përgjithshme
100%
Lektore në Matematikë Diskrete
100%
Lektore në Matematikë e Zbatuar
100%

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.