alket-01

Dr. Alket Jaupi

Lektor

Dr. Alket Jaupi

Lektor
” Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë! ”

Biografia

Z. Alket Jaupi, i datëlindjes 1.08.1973, është diplomuar “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1995. Në vitin 2008, ka mbrojtur diplomën për Master Shkencor (studime të thelluara) në Departamentin e së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2018 ka fituar gradën shkencore “Doktor”, në Akademinë e Forcave të Armatosura, Tiranë. Ai ka një përvojë të gjerë pune në fushën e Avokati-së dhe në administratën publike, në bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare, shoqata dhe institute kërkimore ligjore. Ndër pozicionet më të rëndësishme të mbajtura prej tij, janë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit të Avokatit të Popullit si dhe i Këshilltarit Juridik të Avokatit të Popullit. Z. Jaupi është gjithashtu i përfshirë prej kohësh në fushën akademike, ku vlen të theksohet angazhimi si lektor në lëndën “E drejta Administrative”, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Universitetin “UFO” – sot “Albanian University”, Universitetin “Akademia Profesionale e Biznesit” dhe universitete private, të tjera. Nga ana e tij janë realizuar një sërë punimesh shkencore, të botuara në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe referime shkencore në konferenca dhe aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe atë Italiane.

Edukimi

  • Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Diplomuar "Jurist"

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.