• 15/04/2025

    Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve

  • 20/04/2025

    Afati i njoftimit për pranimin e abstrakteve

  • 20/05/2025

    Afati i dërgimit të punimit të plotë

  • 24/05/2025

    Afati i konfirmimit të pranimit të punimit

  • 31/05/2025

    Afati i fundit për kryerjen e pagesës dhe dërgimin e mandatit

  • 05/06/2025

    Dërgimi i Programit dhe Link-ut të Konferencë

Thirrje për punime

KONFERENCA E XI-të NDËRKOMBËTARE SHKENCORE

Organizuar nga:

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT

“INOVACIONI, TEKNOLOGJIA DHE BIZNESI I GJELBËRT”

Data e Konferencës : 05 Qershor 2025

Në epokën e transformimeve të shpejta teknologjike dhe sfidave mjedisore, inovacioni dhe teknologjia luajnë një rol kyç në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe të gjelbër. Konferenca ndërkombëtare shkencore “Inovacioni, Teknologjia dhe Biznesi i Gjelbër” synon të krijojë një platformë akademike dhe profesionale për të diskutuar mbi ndikimin e inovacionit dhe teknologjisë në tranzicionin drejt modeleve të qëndrueshme të biznesit. Duke bashkuar ekspertë nga fusha të ndryshme si shkenca kompjuterike, teknologjia e informacionit, arsimi, ekonomia, drejtësia dhe arsimi profesional, kjo konferencë synon të ofrojë ide dhe gjetje kërkimore mbi zhvillimet më të fundit në: modelet inovative të biznesit të gjelbër; teknologjitë e qëndrueshme dhe dixhitalizimin në ekonomi; polotikat dhe strategjitë për një zhvillim afatgjatë, ekonominë qarkulluese dhe ndikimin e saj në sektorë të ndryshëm. Çështje kyçe si: siguria kibernetike në epokën e AI, transformimi dixhital i arsimit për zhvillim të qëndrueshëm, financat e gjelbra dhe rregulloret ligjore për bizneset ekologjike do të jenë në fokus, duke ofruar një hapësirë të pasur për debat dhe ndarje të njohurive. Kjo konferencë fton studiuesit, politikëbërësit dhe profesionistët të kontribuojnë me punime dhe ide që ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Qëllimi i konferencës

Kolegji Universitar i Biznesit organizon Konferencën e XI-të Ndërkombëtare Shkencore me titull:

INOVACIONI, TEKNOLOGJIA DHE BIZNESI I GJELBËRT”! nëpërmjet kontributit të të tre njësive kryesore të tij:

  • Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale;
  • Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike
  • Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale.

Ky event vjen si një nga format e shprehjes së bashkëpunimit mes palëve nëpërmjet zhvillimit të Kërkimit Shkencor në fusha shumëdisiplinare si: ekonomia, drejtësia, arsimimi, shkencat sociale-politike dhe studimet profesionale.

Një kontribut të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e kësaj konference e japin partnerët bashkëpunëtorë Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, në rajon dhe Europë:

Konferenca do të mbahet më datë 05 Qershor 2025

Stafi i KUB do të jetë pjesëmarrës në sallën e Konferencave pranë Kampusit të Kolegjit Universitar të Biznesit.

Gjuha e Konferencës: Anglisht, Shqip

Partnerët

  1. University of Skopje – North Macedonia
  2. B2 Ljubljana School of Business – Slovenia
  3. Jan Dlugosz University in Czestochowa – Polonia
  4. Universiteti Nderkombetar Struge – Maqedoni e Veriut
  5. Universiteti Publik ” Uksin Hoti” Prizren , Kosove
  6. Baltic International Academy – Letoni
  7. Instituti për Studime të Aplikuara në Biznes – Shqipëri
  8. Euro College – Maqedoni e Veriut
  9. Helena Chodkowska University of Technology and Economics – Poloni
  10. Zagreb School of Business – Kroaci

Fushat e Konferencës

Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni
  • Teknologjia ne funksion te Zhvillimit te Qendrueshem dhe Mjedisit.
  • Mbrojtja nga sulmet kibernetike në epokën e AI
  • Përdorimi i AI për parandalimin e sulmeve kibernetike
  • AI në sistemet biometrike dhe identifikimin e përdoruesve
  • Automatizimi industrial dhe siguria e pajisjeve digjitale
  • Kriptografia dhe Algoritmet Matematike në Sigurinë Kibernetike
  • Analiza e të Dhënave dhe Statistikë për Inteligjencën Artificiale
“Arsimi është pasaporta e së ardhmes, sepse e nesërmja u takon atyre që përgatiten për të sot.”
  • Transformimi i Arsimit për Ekonominë e Gjelbër: Zhvillimi i Kurrikulës
  • E-learning për Edukimin Mjedisor: Zgjerimi i shtrirjes dhe ndikimit
  • IA për mësim të qëndrueshëm: Personalizimi i arsimit për një ekonomi të gjelbër
  • Roli i Arsimit Profesional në Zhvillimin e Aftësive të Ekonomisë së Gjelbër
  • Edukimi për ekonominë rrethore: Përgatitja e studentëve për të ardhmen
  • Si mund të mbështesin bashkëpunimet dhe rrjetet ndërkombëtare edukimin e gjelbër në shkallë globale.
  • Edukimi dhe Inovacioni i Gjelbër: Partneritetet midis Akademisë dhe Industrisë
Ekonomike në profilet Financë, Bankë, Kontabilitet, Auditim, Menaxhim, Turizëm, Marketing
  • Monedha dixhitale dhe e ardhmja e financave të gjelbra.
  • Inovacioni në banka: Përqafimi i transformimit dixhital për rritje të qëndrueshme
  • FinTech dhe Ekonomia e Gjelbër: Përdorimi i Teknologjisë për Financa të Qëndrueshme
  • Roli i marketingut dixhital në promovimin e produkteve të gjelbra
  • Roli i teknologjisë në menaxhimin e turizmit të qëndrueshëm
  • Inovacione në Energjitë e Rinovueshme dhe Qëndrueshmëria
  • Ekonomia Qarkulluese dhe Zgjidhjet e Menaxhimit të Mbetjeve
  • Financat e Gjelbra dhe Strategjitë e Investimit
  • Bujqësia e Qëndrueshme dhe Sistemet Ushqimore
  • Lirite Ekonomike dhe sfidat ndaj lirive mjedisore.
  • Biznesi dhe Inovacioni i gjelber, si pjese e gjenerates se trete te lirive e te drejtave mjedisore.
Juridike në profilet Publike, Civile, Penale si dhe në Drejtë Biznesi.
  • E Drejta dhe Rregulloret për Biznesin e Gjelbër
  • Inovacioni, Teknologjia dhe e Drejta Ndërkombëtare
  • Tregtia Ndërkombëtare dhe Marrëveshjet për Mjedisin
  • Të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësia Mjedisore
  • Konfliktet Ndërkombëtare dhe Ndikimi i Ndryshimeve Klimatike
  • E Drejta e Korporatave dhe Përgjegjësia Sociale
  • Roli i politikave publike ndërkombëtare të gjelbërta dhe Shqipëria.
Arsimimi Profesional
  • Përdorimi i platformave dixhitale dhe mjeteve të mësimit elektronik për të trajnuar profesionistë në praktika të qëndrueshme.
  • Përdorimi i inteligjencës artificiale për të krijuar shtigje të personalizuara të të mësuarit dhe për të vlerësuar aftësitë për rolet e ekonomisë së gjelbër.
  • Financa dhe Investimet e Qëndrueshme: Edukimi Profesional në Praktikat e Gjelbërta Financiare
  • Si mund të bashkëpunojnë ofruesit e arsimit profesional me drejtuesit e industrisë për të harmonizuar kurrikulën me nevojat e ekonomisë së gjelbër.
  • Sipërmarrja e Gjelbër: Arsimi Profesional për fillimin e Biznesit të Qëndrueshëm
  • E ardhmja e punës dhe formimi profesional: Përgatitja për automatizimin dhe AI në Punët e Gjelbërta
  • Përshtatja e kurrikulës së AFP-së për Epokën Dixhitale: Integrimi i Teknologjisë në Arsimin e Qëndrueshmërisë
  • Krijimi i Kampuseve të Gjelbërta: Praktika të Qëndrueshme në Institucionet e Arsimit Profesional
  • Edukimi i qëndrueshëm për bujqësi: Përgatitja e profesionistëve të ardhshëm për praktikat e bujqësisë së gjelbër

Bordi Shkencor

  • Dr. Ylber Bezo, Rektor Kolegji Universitar i Biznesit, Tiranë, Shqipëri
  • Dr. Leandro Haxhi, Lektor, Kolegji Universitar i Biznesit, Tiranë, Shqipëri
  • Asoc.Dr. Ardi Bezo, zv.Rektor, Kolegji Universitar i Biznesit, Tiranë, Shqipëri
  • Dr. Ace Milenkovski, Rektor, Universiteti Skopje, Maqedoni e Veriut
  • Dr. Marcin Sosnowski, zv.Rektor, Universiteti Jan Dlugosz, Czestochowa, Poloni
  • Dr. Vladislav Volkov, zv.Rektor, Baltic International Academy, Riga, Latvia
  • Dr. Shpetim Cami, Rektor, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Strugë, Maqedoni e Veriut
  • PhD Justyna Żylińska, Rektor i Universitetit Helena Chodkowska i Teknologjise dhe Ekonomise, Varshavë, Poloni
  • PhD Ireneusz Fura, Dekane, Universiteti Helena Chodkowska i Teknologjisë dhe Ekonomisë, Varshavë, Poloni
  • PhD Krzysztof Półtorak, Dekan Universiteti Helena Chodkowska i Teknologjisë dhe Ekon,Varshavë, Poloni
  • Dr. Remzi Keco, Dekan FEA, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • Asoc.Dr Mentor Alishani, Rektor, Universiteti ‘Uksin Hoti’, Prizren, Kosovë
  • Asoc.Dr. Lidija Weis, Dekane, B2 Ljubljana School of Business, Ljubjanë, Slloveni
  • Prof.Asoc.Dr. Enis Fita, Dekan FEDSHS, Kolegji Universitar i Biznesit, Tiranë, Shqipëri
  • Asoc.Dr. Mira Andoni, Dekane FISHK, Kolegji Universitar i Biznesit, Tiranë, Shqipëri
  • Asoc.Dr. Arif Murrja, Kryetar Bordi, Universiteti ‘Uksin Hoti’, Prizren, Kosovë
  • Asoc.Dr. Katarina Aškerc Zadravec, zv.Dekane, B2 Ljubljana School of Business, Ljubjanë, Slloveni
  • Asoc. Dr. Simon Gega, Lektor, Kolegji Universitar i Biznesit, Tiranë, Shqipëri
  • Ing. Karolina Grabowska, Vice-Dean, FST, Universiteti Jan Dlugosz, Czestochowa, Poloni
  • Dr. Ingrid Shuli, Lektore, FE, Universiteti i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • Dr. Vjollca Bakiu, Lektore, FE, Universiteti i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • As. Dr. Ina Pagria, Lektore, FEA, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • Asoc.Dr. Lorena Bezo, Lektore, FE, Universiteti i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • Asoc.Dr. Luis Lamani, Lektor, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
  • Asoc.Dr. Serdan Kervan Zv.Rektore, Universiteti ‘Uksin Hoti’, Prizren, Kosovë
  • Dr. Flutura Kalemi,Lektore, FEA, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • Asoc.Dr. Jona Mulliri, FEA, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • Blerta Moçka, FEA, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • Elva Leka, Lektore, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri
  • Dr. Dorian Leka, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Strugë, Maqedoni e Veriut
  • Jaup Zenuni, Lektor, Kolegji Universitar i Biznesit, Tiranë, Shqipëri
  • Savo Efremovski, Euro College, Kumanovë, Maqedoni e Veriut
  • Petrushevski Ljubisha, Euro College, Kumanovë, Maqedoni e Veriut
  • Goran Luburić, MA, Dekan, Zagreb School of Business, Zagreb, Kroaci
  • Ismet Voka – Lektor, FEDSHS, Kolegji Universitar i Biznesit
  • Neven Šipić, MS, zv.Dekan, Zagreb School of Business, Zagreb, Kroaci
  • Sc Besart Prebeza, – Professor | Computer Science Department, Universum International College, Kosove
  • Blerta Moçka, FEA, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, Shqipëri
  • Sc. Rrezart Prebeza -Professor | Computer Science Department, Universum International College, Kosove
  • Marija Stojanova, Euro College, Kumanovë, Maqedoni e Veriut
  • Tanja Grmuša, PHD, Assistant professor, chair of Marketing and Communications department, Zagreb, Kroaci
  • Dr  Senada Lacka, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Strugë, Maqedoni e Veriut  
  • Ledia Sula – Lektore, FEDSHS, Kolegji Universitar i Biznesit
  • ing, professor Zhanna Tsaurkubule, Baltic International Academy, Riga, Letoni
  • Dr Lirinda Vako, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Strugë, Maqedoni e Veriut

Komiteti Organizativ

  • Dr. Irsida Dinoshi – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr. Matilda Meta – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Prof. Dr. Jana Ilieva – Universiteti i Shkupit, Maqedoni e Veriut
  • Dr. Artan Manushaqe – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr. Viliem Kurtulaj – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr. Andi Mehmeti – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr. Marsela Musabelliu – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr.oec, associate professor Andrey Surmach – Baltic International Academy, Letoni
  • Dr. Katarzyna Huczek – Helena Chodkowska University of Technology and Economics, Poloni
  • Dr.Cand.Lorela Reçi – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr.Cand. Enea Qose – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr.Cand. Erjola Shehu – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr.Cand.Eni Danaj – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Msc. Armand Tanasica – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr.Cand.Bledi Bezo – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr.Cand.Endrit Elezi – Kolegji Universitar i Biznesit
  • Dr.Cand.Anisa Melishte – Kolegji Universitar i Biznesit

Pranimi i punimeve

Të gjitha punimet e prezantuara do të publikohen në Book of Proceedings të Konferencës.

Një numër i zgjedhur i artikujve nga Bordi Shkencor i Konferencës, do të publikohen në numrin special të Revistës Shkencore të Studimeve Profesionale me ISSN: 2520-0933 (online) dhe ISSN: 2412-5865 (print)

Tarifat e rregjistrimit

Konferenca është falas vetëm për punimet e paraqitura nga anëtarët e institucionit organizues dhe partnerët bashkëpunëtorë të kësaj Konference.

Për pjesëmarrës nga Universitete të tjera me punim individual/bashkëautorësi tarifa do të jetë 5000 ALL.

Tarifa përfshin Çertifikatën e pjesëmarrjes (online), një kopje të librit të Book of Proceedings (online), një kopje të Revistës Ndërkombëtare Shkencore (ISSN online).

Emri i Llogarisë
IBAN
SWIFT
Monedha
Kolegji Universitar i Biznesit
AL38202110680000000000782125
​SGSBALTX
ALL
Kolegji Universitar i Biznesit
AL85202110680000000001782125
​SGSBALTX
EUR

Në përshkrimin e pagesë sugjerohet të vendoset pershkrimi: ISCUCB 2025, emri dhe mbiemri i autorit/ve të punimit

Udhëzime për abstraktet e autorëve

Abstrakti nuk duhet të ketë më shumë se 200-250 fjalë dhe të tregojë qartë qëllimin, metodologjinë dhe përfundimet e punimit. Abstrakti duhet të përmbajë 4-5 fjalë kyçe dhe klasifikimin e tyre në JEL.

Pranimi i abstrakteve duhet bërë në formatin Microsoft Ëord sipas udhëzimeve të mëposhtme dhe duhet të dërgohen me e-mail në adresën: [email protected]

Gjuha zyrtare e Konferencës do të jetë Anglisht dhe Shqip.

Zhvillimi i Konferences do të jetë në formë hibride. Prezantimi i punimeve do të mund të kryhet në pranë ambjenteve të zhvillimit të Konferencës dhe online nëpërmjet platformës Zoom.

Kontaktet

Për pyetje ose informacione lidhur me konferencën lutemi të kontaktoni në adresën [email protected].

+35569 88 99 999

Jeni të mirëpritur!

Datat e rëndësishme

  • 15/04/2025

    Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve

  • 20/04/2025

    Afati i njoftimit për pranimin e abstrakteve

  • 20/05/2025

    Afati i dërgimit të punimit të plotë

  • 24/05/2025

    Afati i konfirmimit të pranimit të punimit

  • 31/05/2025

    Afati i fundit për kryerjen e pagesës dhe dërgimin e mandatit

  • 05/06/2025

    Dërgimi i Programit dhe Link-ut të Konferencë

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.