Ditën e shtunë datë 27 Prill 2019, në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u zhvillua Workshopi me temë “Arsimimi që ne ofrojmë, standard dhe cilësi, e barasvlershme me Evropën”.
Në këtë workshop morën pjesë disa nga drejtorët e shkollave të më rëndësishme publike në vend.
Gjatë takimit u diskutua rreth standardeve shqiptare të arsimit, sfidat e institucioneve në vend, fenomeni i emigracionit, etj.
KUB dëshiron të falenderoj të gjithë të pranishmit në këtë takim si dhe shpreh mbështetjen e tij të pakushtëzuar në këtë aspekt.