WORKSHOP | ZHVILLUAR NẼ OYTETIN E BERATIT ME TEMË: “SI TË FORCOJME LIDHJEN NDERMJET ARSIMIT TE LARTE DHE ARSIMIT PARAUNIVERSITAR”

Detajet

🔹 Në vijim të bashkëpunimit me Bashkinë Berat në projekte financuar nga AKKSHI, nën kujdesin e Zyrës Arsimore Berat, u zhvillua workshopi me temë : “Nga klasa në profesion dhe në karrierë – si të forcojmë lidhjen ndërmjet Arsimit të Lartë dhe Arsimit Parauniversitar ”

✔️ Ky aktivitet u përcoll në formën e një ftesë për bashkëbisedim dhe bashkëpunim, për të gjetur dhe forcuar urat e bashkëpunimit midis dy niveleve të arsimit, në zbatim të strategjive kombëtare për arsimin 2030.

📌 Në prezantimet e tyre profesorët Enis Fita, Shpëtim Cami dhe Ardi Bezo, u theksua nevoja e këtij bashkëpunimi në funksion të rritjes së cilësisë arsimit, Misionit të Tretë të Universiteteve, Shkencës së Hapur, Inovacionit dhe mbështetjes së talenteve të reja.

🔵 Në fokus përvojat pozitive të deritanishme, kontributet dhe përfitimet e të gjitha palëve nga nxënësit dhe studentët deri në nivel politikash kombëtare.

U theksua në mënyrë të veçantë mbështetja e KUB gjatë gjithë fazave të Festivalit të Shkencës në të tre nivelet e zhvillimit të tij nga konkurimi në nivel shkolle deri në nivel drejtorie rajonale.

▫️KUB do të vazhdoj të jetë edhe në ardhmen një krah i fortë i arsimit parauniversitar për pasurimin dhe mirëmbajtjen e laboratorëve dhe bibliotekave, për mbështetje e Festivalit të Shkences dhe talenteve të reja.

Në workshop morën pjesë përfaqësues të arsimit parauniversitar, drejtues nga Zyra Vendore Arsimore dhe staf akademik .

🙏 KUB shpreh falenderime dhe mirënjohje për organizatorët dhe pjesëmarrësit duke garantuar që do të jetë një partner afatgjatë dhe i qëndrueshëm i arsimit parauniversitar dhe vetqeverisjes vendore.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.