WORKSHOP ME TEMË: “NGA KLASA NË PROFESION DHE NÈ KARRIERË:SI TË FORCOJMË LIDHJEN NDERMJET ARSIMIT TẼ MESẼM DHE TẼ LARTË”

Detajet

🗣️U zhvillua sot pranë Kolegjit Universitar të Biznesit workshopi me temë: “Nga klasa në profesion dhe në karrierë – si të forcojmë lidhjen ndërmjet Arsimit të Mesëm dhe të Lartë.”

📌Ky aktivitet u përcoll në formën e një ftesë për reflektim të përbashkët dhe bashkëpunim të vërtetë, në një kohë kur sistemi ynë arsimor ka nevojë për ura të forta ndërmjet niveleve të tij, për t’i përgatitur të rinjtë jo vetëm për shkollë, por për jetë – për treg pune, për profesion, për vendimmarrje.

✔️Në workshop morë pjesë përfaqësues të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale, drejtues nga Zyrat Vendore Arsimore, staf akademik dhe partnerë të projekteve ndërkombëtare.

🔹Kjo shumëllojshmëri aktorësh na dha nje mundësi të jashtëzakonshme për të dëgjuar njëri-tjetrin, për të ndarë praktika të mira, dhe për të ndërtuar ura reale bashkëpunimi që zgjasin përtej këtij takimi.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.