📌 Departamenti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale në Fakultetin e Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale (FEDSHS) , KUB, organizoi me sukses Workshop-in me temë “Drejtësia mes teorisë dhe praktikës: Sfida, realitete dhe perspektiva”.
🔹Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin dhe moderimin e Dekanit të FEDSHS, Prof. As. Dr. Enis Fita, dhe Zv. Dekanes/ Përgjegjëses së Departamentit të Drejtësisë, Dr. Matilda Gjoni Meta, duke krijuar një hapësirë të vlefshme dialogu mbi zhvillimet aktuale.
▶️ Pjesëmarrja e stafit akademik, ekspertëve të fushës, përfaqësuesve të trupës së drejtësisë dhe ish-studentëve ekselentë të KUB, sot profesionistë të suksesshëm, e ktheu këtë aktivitet në një moment të vlefshëm reflektimi. Në një frymë shkëmbimi të hapur idesh, diskutimet u fokusuan te sfidat reale të ndërthurjes teori-praktikë si dhe perspektivat për përgatitjen cilësore të juristëve të rinj.
✔️ Ky workshop dëshmon edhe një herë rolin e KUB si një pikë takimi mes dijes dhe praktikës profesionale, duke ofruar një eksperiencë të vlefshme dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit.