🧑🎓👩🎓Studentët e vitit të tretë Bachelor në programet Financë-Kontabilitet dhe Administrim Biznesi pranë Kolegjit Universitar të Biznesit (KUB), të shoqëruar nga pedagogët Shpëtim Cami dhe Ledia Sula, zhvilluan një vizitë studimore pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në Tiranë.
🎯 Aktiviteti u realizua në kuadër të lëndës “Etika në Biznes” dhe kishte për qëllim njohjen nga afër me veprimtarinë e institucionit, si dhe me Ligjin Nr. 10221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” (i ndryshuar me Ligjin Nr. 124/2020).
🗂️ Komisioneri, z. Robert Gajda, ndau me studentët materiale informuese dhe bashkëbisedoi me ta mbi:
▶️ format dhe rastet e diskriminimit,
▶️ mekanizmat ligjorë për trajtimin e tyre,
▶️ rolin e institucionit në mbrojtjen e të drejtave të individit në punë, arsim dhe shërbime.
💬 Diskutimi solli një ndërthurje konkrete të teorisë me praktikën institucionale, duke theksuar rëndësinë e etikës në biznes dhe trajtimin e sjelljeve diskriminuese nga institucionet shtetërore.
🇪🇺 Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përafrimit të legjislacionit shqiptar me normativat e Bashkimit Europian, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
👏 Aktiviteti u karakterizua nga interesi i lartë dhe numri i madh i pyetjeve nga studentët, duke reflektuar angazhim dhe mendim kritik.