🏛️ Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Kolegjin Universitar të Biznesit zhvilluan një vizitë studimore në Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me qëllim njohjen nga afër të funksionimit të institucionit ligjvënës.
Gjatë kësaj eksperience, studentët patën mundësinë të njihen me procedurat parlamentare, procesin e hartimit dhe miratimit të ligjeve, si dhe rolin që institucionet luajnë në jetën demokratike të vendit.
Kjo vizitë shërbeu si një ndërthurje e vlefshme mes teorisë dhe praktikës, duke kontribuar në pasurimin e njohurive akademike dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë. 👩⚖️👨⚖️