Akademia Profesionale e Biznesit, datë 30 tetor 2015, organizoi vizitën studentore të radhës në fabrikën e Coca-Colës në Shqipëri, ku studentët u njohën me mënyrën e sistemeve të menaxhimit dhe të prodhimit të kësaj industrie e cila ngjalli interes të veçante tek studentët.
Prezantimi përshkroi disa faza duke filluar nga historiku i saj si kompani biznesi prodhuese e deri tek implementimi i projektit si investim i parë në vendin tonë. Vizita arriti impakt domethënës nga prezenca e studentëve si dhe nga diskutimet kurioze të tyre që ndërvepruan përgjatë gjithë prezantimit.
Stafi shoqërues i Akademisë Profesionale të Biznesit si dhe studentët e këtij institucioni ndërthurën interesin e tyre duke e orientuar diskutimin në sistemet e menaxhimit dhe të marketingut, pasi janë këto disa nga fushat qe ndërlidhen me kurrikulat e këtij institucioni.
Akademia Profesionale e Biznesit do të ndërmarr në të ardhmen disa iniciativa lidhur me zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve pranë Coca-Colës, si dhe do të zhvillojë leksione të hapura me menaxherët më të lartë të kësaj sipërmarrjeje në auditorët e saj.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të axhendës së aktiviteteve ndër-institucionale të Akademisë Profesionale të Biznesit.