VIZITE NGA DELEGACIONI DREJTUES I AKADEMISE SẼ SHKENCAVE SOCIALE TE KINES (CASS) NE AMBIENTET E KOLEGJIT UNIVERSITAR TE BIZNESIT

Detajet

📌 Në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit u prit një delegacion drejtues nga Akademia e Shkencave Sociale të Kinës🇨🇳 (CASS), i kryesuar nga Prof. Wang Lei, mbajtës i disa pozicioneve të rëndësishme brenda CASS dhe Kryeredaktor i Revistës së Ekonomisë Euroaziatike.

▫️ Delegacionit të akademikëve kinezë iu prezantua historiku i Kolegjit Universitar të Biznesit, aktiviteti i Zyrës Ndërkombëtare, angazhimi akademik i institucionit, si dhe arritjet e universitetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

✔️ Pas prezantimit, palët zhvilluan një shkëmbim idesh dhe një sesion pyetje-përgjigjesh mbi çështje me interes të përbashkët akademik.

▶️ Më pas, delegacioni u prit nga Rektori i KUB, Prof. Dr. Ylber Bezo, së bashku me stafin drejtues të universitetit. Gjatë takimit u diskutua mbi arritjet dhe perspektivat e institucioneve përkatëse, si dhe mbi potencialet e bashkëpunimit akademik ndërmjet palëve në fusha me interes të ndërsjellë.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.