EN/AL

Vizita e Ambasadores Greke në Akademi!

Detajet

Me rastin e Javës së Europës Akademia Profesionale e Biznesit pati kënaqësinë të mirëpriste sot më datë 10 Maj 2017 Znj. dsc_0454Eleni Sourani – Ambasadore e Greqisë në Shqipëri. Pasi u prit nga drejtuesit e APB-së, Znj. Ambasadore vizitoi mjediset e institucionit dhe më pas zhvilloi një bashkëbisedim me studentët tanë. Gjatë fjalës së saj, ndër të tjera, Znj. Sourani u ndal në çështjet si “Vlerat e bashkëjetesës së popujve evropianë”, “BE mundësi progresi dhe prosperiteti në kulturë, arsim, punësim, etj.”, si dhe “Historiku i marrëdhënieve të Greqisë me BE”. Pas fjalës së saj, Znj. Ambasadore iu përgjigj pyetjeve me shumë interes të studentëve. Në përfundim të takimit Znj. Sourani shprehu kënaqësinë për këtë bashkëbisedim me studentët dhe iu përgjigj pozitivisht ftesës së drejtuesve të institucionit për ta vizituar sërish APB-në.

dsc_0457dsc_0494

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.