EN/AL

Vajzat e APB në fazën e fundit të konkurimit “Young Women as job creators” organizuar nga Shoqata e grave afariste me bashkëpunimin e APB

Detajet

Datë 9 shkurt 2016, katër vajzat më të mira sipërmarrëse të APB të cilat patën idenë më të mirë të biznesit ishin të pranishme në një takim me “Swiss Foundation for Technical Cooporation” dhe SHGPAZ (Shoqata e grave profesioniste, afariste dhe zejtare). 12670873_1681137788807860_4203200302333965827_n (1)Ky takim erdhi si fazë përmbyllëse e projektit “Young Women as job creators”, i organizuar nga Union  of Mediterranean (UfM) dhe AFAEMME (Association of Organisations of Mediterranean Business Women), financuar nga Principata e Monacos dhe Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, Shoqata e Grave Biznesmene të Shqipërisë (SHGPAZ) pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me Akademinë Profesionale të Biznesit. Qëllimi i Swiss contact është promovimi i zhvillimit privat ekonomik dhe social në vendet e Evropës jug-lindore përmes shërbimeve këshillimore, trajnim dhe arsimim të vazhdueshëm. Ndërsa qëllimi i SHGPAZ, është mbështetja e femrave në krijimin apo promovimin e biznesit të tyre.12670073_1681137775474528_1748953171454500880_n

Studentet tona prezantuan projektet e tyre inovatore. Në këtë takinim ishin të pranishme edhe studente të universiteteve të tjera në Shqipëri. Dy idetë më të mira do të përzgjidhen dhe fitueset do të fitojnë mundësinë e një trajnimi tre mujor në fushën e biznesit, në Barcelonë ose në Luxenburg.

I urojmë suksese në këtë garë vajzave studente të APB dhe i falënderojmë për pjesëmarrjen dhe kontributin  tyre në këtë aktivitet.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.