U përmbyll me sukses sot provimi për marrjen e njohurive në kuadër të trajnimit profesional “Ndërmjetës të Pasurive të Paluajtshme”, zhvilluar pranë Kolegjit Universitar të Biznesit!
Pjesëmarrësit e këtij programi trajtimi përmbyllën me përkushtim një fazë të rëndësishme të formimit të tyre profesional, duke demonstruar njohuri të vlefshme në këtë fushë dinamike dhe me potencial të lartë zhvillimi.
Urime të gjithë kandidatëve për angazhimin! Jemi krenarë që KUB kontribuon në përgatitjen e profesionistëve të rinj që do të jenë pjesë e tregut të pasurive të paluajtshme në mënyrë të denjë dhe të certifikuar.
Vazhdojnë regjistrimet për grupet e radhës – mos e humbisni mundësinë për të ndërtuar një karrierë të sigurt dhe të suksesshme!