Trajnim ndërgjegjësues mbi sigurinë kibernetike në Kolegjin Universitar të Biznesit
Në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit u zhvillua një trajnim ndërgjegjësues mbi sigurinë kibernetike, organizuar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).
Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive të studentëve dhe stafit akademik mbi rëndësinë e sigurisë në hapësirën digjitale, si dhe prezantimin e praktikave më të mira për mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.
Ekspertët e AKSK ndanë me studentët dhe stafin akademik të KUB informacione mbi:
- llojet më të shpeshta të sulmeve kibernetike,
- masat parandaluese që duhen marrë në përdorimin e përditshëm të internetit,
- rëndësinë e menaxhimit të sigurt të të dhënave dhe fjalëkalimeve,
- rolin e institucioneve arsimore në forcimin e kulturës së sigurisë kibernetike.
Ky trajnim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KUB për të përgatitur studentët me njohuri bashkëkohore dhe aftësi praktike, duke i bërë ata të vetëdijshëm për sfidat dhe mundësitë që sjell epoka digjitale.