Search
Close this search box.

“Të rinjtë mbështesin nismën për ndalimin e armëve bërthamore.” organizuar nga Lëvizja ICAN

Detajet

Më datën 20.11.2015 në Akademinë Profesionale të Biznesit, Lëvizja ICAN, e përfaqësuar nga,   z. Suela Lala në Shqipëri dhe tre student nga Serbia, u  mbajt një leksion i hapur me temë “Të rinjtë mbështesin nismën për ndalimin e armëve bërthamore.”

New Microsoft Office PowerPoint PresentationTë pranishëm në auditor ishin studentët e stafi akademik të cilët u përshëndetën nga Prof. As. Dr. Simon Gega. Më pas, përfaqësuesit nga Lëvizja ICAN, Serbi, mbajtën disa referate të shkurtra në lidhje me, natyrën, koston dhe rrezikshmërinë e armëve kimike, bakteriologjike e bërthamore. Evenimenti me i veçantë i këtij aktiviteti ishte fjala e Suela Lala, e cila, pavarësisht nga mungesa e gjymtyrëve, për shkak të ngjarjeve të 1997,  me forcën e saj për të jetuar dhe luftuar, përcolli një mesazh për të gjithë. Me mundësitë e kapacitetet që secili ka mund të gjej e të japë maksimalen për shoqërinë dhe për vete. Ai duhet të jetë aktiv dhe në kërkim të vlerave të veta për shoqërinë.  Në këtë kuadër  një ndërgjegjësim global, për parandalimin e armëve kimike e bakteriologjike dhe atomike është pjesë e një pune intensive për çdo qenie njerëzore. Në këtë drejtim, theksoj ajo, çdo qenie njerëzore duhet të ndihet  e barabartë me të tjerët në të drejta.

Aktiviteti kishte si qëllim kryesor, rritjen e shkallës së ndjeshmërisë së opinionit publik, për dëmet që shkaktojnë armët bërthamore, për të krijuar një shkallë të lartë ndërgjegjësimi për domosdoshmërinë e një traktati ndërkombëtar në këtë fushë.

Koha nuk merret borxh, armët bërthamore nuk i zgjedhin njerëzit, racat, moshat, por së bashku si qenie njerëzore, ti themi: “Ndal prodhimit e përdorimit të armëve bërthamore”

Aktiviteti u mbyll me një foto të përbashkët, tashmë një traditë e bukur  për aktivitete të tilla.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.