Search
Close this search box.

Takimi me Presidentin e CONFINDUSTRIA ALBANIA, Z. Sergio Fontana

Detajet

Ditën e martë dt. 14 Maj 2019 drejtuesit më të lartë të Kolegjit Universitar të Biznesit patën kënaqësinë të mirëprisnin për një vizitë Z. Sergio Fontana, President i Confindustria Albania.

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm Z. Fontana u njoh me ambjentet, historinë dhe sukseset e KUB përgjatë këtyre viteve.

Fokusi i këtij takimi ishte krijimi i një  marrëveshje bashkëpunimi, e cila i vjen në ndihmë si studentëve të KUB për realizimin e praktikave, trajnimeve, internshipe si dhe punësimin e tyre në bizneset që janë pjesë e Confindustria Albania. Nga ana tjetër, drejtuesit e KUB shprehën gatishmërinë për një bashkëpunim të frytshëm me Confindustria Albania duke dhënë mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për bashkëpunimin me interesa të përbashkëta.

Gjatë takimit të ardhshëm të Z. Fontana pritet dhe zyrtarizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit.

Çdo ditë e re sjellë më shumë mundësi për studentët e KUB, kjo falë bashkëpunimit të ngushtë të institucionit me biznese, organizata, institucione, etj.

Duke falënderuar Z. Fontana për vizitën e tij, ju ftojmë të bëheni pjesë e agjendës së vazhdueshme të aktiviteteve në KUB.

 

60185540_2396904273887360_8473279685353013248_n60227167_2396904257220695_2477334881474969600_n60309597_2396901913887596_4426297255493894144_n60360053_2396903860554068_8013276610503376896_n

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.