Takim i lartë bilateral midis drejtuesve të Akademisë Profesionale të Biznesit dhe Universitetit “Dimitrie Cantemir” Targu Mures – Rumani

Detajet

Datë 10 qershor 2015, një grup i lartë drejtuesish të Akademisë Profesionale të Biznesit përfaqësuar nga z. Ylber Bezo Rektor i New Microsoft Office PowerPoint PresentationrrrgrgAPB, z. Vaso Qano zv.Rektor, z. Ardi Bezo Administrator dhe z. Enis FITA zv.Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, zhvilluan një vizitë zyrtare dy ditore në Universitetin “Dimitrie Cantemir” Targu Mures Rumani. Në këtë takim të rëndësishëm pala shqiptare u prit në ambientet e Universitetit “Dimitrie Cantemir” nga përfaqësuesit më të lartë të saj drejtues, z. Alexandru Bogdan Murgu Presidenti, z. Teodor Bodoaşcă Rektor, si dhe Dekanët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Drejtësisë.

Fillimisht, përfaqësia e APB u shoqërua nga homologët rumun në një guidë njohëse me të gjitha strukturat e universitetit që nga auditorët e leksioneve, seminareve, sekretaritë, laboratorët, zyrat e administratës si dhe takime me kolegë pedagogë dhe drejtues në këtë institucion arsimor.

11bMë pas, takimi u zhvillua sipas një axhende zyrtare mes drejtuesve homologë të të dy institucioneve, ku të dyja palët duke dëshiruar të kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis shtetit  shqiptar dhe rumun përmes bashkëpunimit të ndërsjellët të favorshëm në fushën akademike, vendosën për të nënshkruar një Marrëveshje Institucionale Bashkëpunimi midis Akademisë së Biznesit dhe Universitetit “Dimitrie Cantemir” nga Tirgu Mures. Qëllimi i Marrëveshjes është të krijojë kuadrin ligjor për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona në programet e tyre akademike për lëvizshmërinë e ndërsjellë të studentëve dhe pedagogëve, stafit administrativ dhe menaxherial.

Në vijim të kësaj fryme bashkëpunimi mes palëve u nënshkrua dhe një Marrëveshje Erasmus+ Programme (Key Action 1 – Mobility for learners and staff – Higher Education Student and Staff Mobility Inter-institutional agreement 2014-2021 between programme countries). Përmes kësaj marrëveshje institucionet tona bien dakord të bashkëpunojnë për shkëmbimin e studentëve, stafeve akademike në kuadër të Programit Erasmus + si dhe duke respektuar të gjitha kërkesat e Kartës Erasmus për Arsimin e Lartë sa i takon organizimit dhe menaxhimit të lëvizshmërisë për studentët respektivë sipas marrëveshjeve me institucionet e arsimit të lartë në Evropë .

Në fund palët diskutuan gjatë për të draftuar mes tyre një Marrëveshje Program për të mundësuar që studentët e fakultetit të ekonomisë dhe drejtësisë të APB që kanë përfunduar studimet Bachelor në Tiranë të kenë të drejtën që të aplikojnë për të vazhduar studimet e ciklit të dytë Master i shkencave 2 vjet ne Universitetin “Dimitrie Cantemir” ne Targu-Muresh, Rumani dhe te pajisen me diplomë universitare nga ky universitet. Degët në te cilat mund të aplikojnë studentët shqiptare janë: Business Financial Management, Banks and Stock Markets in European Context, Human Resources Management, Tourism Resources and Environment Protection, Burime Njerëzore, Ekonomi, Turizëm dhe Shërbime etj. Në këtë kontekst u diskutua që së shpejti mund të arrihet një marrëveshje program për studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet në programin Master i Shkencave në Business Financial Management në gjuhën angleze.

Dita e fundit e takimeve u mbyll me një vizitë turistike në qendrën historike dhe kulturore të Targu Mures si dhe me një darkë festive të organizuar nga drejtuesit e Universitetit “Dimitrie Cantemir”. Gjithçka u mbyll më së miri ku palët treguan gadishmërinë për të përmbushur gjithcka që arritëm sot por duke shprehur rëndësinë dhe dëshirën për cdo hap të mëtejshëm për një bashkëpunim të frytshëm dhe afatgjatë mes institucioneve tona arsimore.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.