TAKIM I FRYTSHËM MIDIS KOLEGJIT UNIVERSITAR TË BIZNESIT DHE QENDRES KERKIMORE PËR BASHKËPUNIM INOVATIV KINË-EQL

Detajet

🤝 Forcimi i Bashkëpunimit Akademik, Inovacionit dhe Kërkimit Shkencor | 9 Qershor 2025

📌 Një takim i frytshëm u zhvillua sot midis Kolegjit Universitar të Biznesit (KUB) dhe Qendrës Kërkimore për Bashkëpunim Inovativ Kinë-EQL🇨🇳 nga qyteti Ningbo.

👥 Të pranishëm në takim ishin:
🔹 Prof. Wang Bo, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës
🔹 Prof. Hu Danjuan, Shefe e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar
🔹 Prof. Ylber Bezo, Rektor i KUB, si dhe 6 përfaqësues të tjerë nga KUB

🔹Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për bashkëpunim institucional në fusha kyçe si inovacioni, teknologjia dhe kërkimi shkencor, me synimin për të ndërtuar ura konkrete bashkëpunimi në arsimin e lartë dhe zhvillimin kërkimor. 💡🔬📘

#KUB #Ningbo #Inovacion #Teknologji #KerkimShkencor #BashkëpunimAkademik #ArsimCilësor

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.