Koha e keqe dhe me reshje shiu nuk i ndali edhe sot studentët tanë që të bëheshin pjesë e aksionit kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë”. Për të tretin vit radhazi, studentët e APB-së ishin pjesë e kësaj nisme, duke kontribuar në pastrimin dhe përmirësimin e mjedisit ku ne jetojmë.
Le të shërbejë kjo nismë, përveç pastrimit të ambientit, edhe si një mesazh sensibilizues dhe ndërgjegjësues për komunitetin përreth dhe shoqërinë shqiptare.
Akademia Profesionale e Biznesit shpreh falënderime dhe mirënjohje për kontributin dhe shembullin pozitiv që këta studentë i përcjellin shoqërisë shqiptare.