STUDENTET E KUB NË EDICIONI E 3 TË “UNIVERSITY LAW COMPETITION”, ZHVILLUAR PRANË GJYAKTES SẼ SHKALLES SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHEM, TIRANË

Detajet

📌 U zhvillua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ( Dhoma Penale), edicioni i tretë i University Law Competition , i organizuar nga Halimi Foundation Institute, mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri. Kjo garë ka bashkuar mendje të ndritura të Shqipërisë , Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Përballjet televizive përpara një jurie profesionale të mirëkualifikuar, janë një sfide e jashtëzakonshme për skuadrat, në të cilën Kolegji Universitar i Biznesit arriti të befasonte me performancën e tij.

✅ Ky konkurs eshte zhvilluar në katër raunde ku secili nga ekipet pjesëmarrëse të universiteteve ka berë një punë dhe veprimtari studimore ligjore dhe të praktikave gjyqësore të sistemit të Drejtësisë Penale dhe Civile në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, si dhe praktika gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Liritë e Njeriut.

👩‍⚖️Ekipi përfaqesues i KUB i përberë nga studentet e shkëlqyer të vitit të pestë në e Drejtë Penale,

1.Klea Ulliri

  1. Rozalinda Hida
  2. Alkida Rada

si dhe mentor i ekipit të studenteve, Dr. Bajram Ibraj udhëheqës/ kordinator i Programit të Integruar i nivelit të Dytë Master i Shkencave në “Drejtësi”

😍 Puna dhe dedikimi i tyre intensiv për një periudhe 2 mujore, duke ushtruar praktikë studimore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nxorri në pah profesionalizmin dhe dëshiën e jashtëzakonshme të grupit për të performuar në mënyrë dinjitoze.

✔️ Suksese në të tjera kompeticione❕

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.