Startimi i projektit të dytë të financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), me titull “Studimi i zinxhirit të vlerës së produkteve organike në Shqipëri

Detajet

Me fillimin e vitit të ri akademik, Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e projektit të dytë të financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), me titull “Studimi i zinxhirit të vlerës së produkteve organike në Shqipëri.” Ky projekt synon të ofrojë një panoramë të plotë të zinxhirit të vlerës së produkteve organike në Shqipëri, duke identifikuar mundësitë dhe sfidat e investimeve.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit, grupi i punës i Kolegjit Universitar të Biznesit pati kënaqësinë të zhvillonte një takim me përfaqësuesit e @BioInspecta, një kompani lider në çertifikimin e operatorëve organikë në Shqipëri dhe Kosovë. Takimi rezultoi frytdhënës për bashkëpunimin në të ardhmen, si për zhvillimin e mëtejshëm të projektit, ashtu edhe për mundësitë e tjera të bashkëpunimit.

#ZinxhiriIVlerës #ProdukteOrganike #BioInspecta #Bashkëpunim #AKKSHI #KolegjiUniversitariBiznesit 

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.