✅ Në KUB, ndërkombëtarizimi është më shumë se një qëllim.
Është përpjekje, bashkëpunim, ndërtimi i marrëdhënieve të shëndetshme dhe afatgjata me partnerët tanë si dhe përcjellja e njohurive dhe praktikave më të fundit studentëve dhe stafit në mënyrë që çdo herë e më tepër të jemi në standartet e një Institucion të Arsmit të Lartë në Bashkimin Europian 🇪🇺❕
🔵 Ndaj KUB ka optimizuar në mënyrë maksimale mobilitetet pritëse dhe dërguese në universitetet partnere duke tejkaluar shifrën e më shumë se 20 përfaqësues stafi të ardhur dhe mbi 15 përfaqësues stafi të dërguar vetëm për këtë vit akademik.
▶️ Ndërkohë gati në fillim të vitit të ri akademik Kolegji Universitar i Biznesit në kuadër të Programit Eramsus + pati kënaqësinë të mirëpresë pranë ambjenteve të tij përfaqësues nga Zagreb 🇭🇷 School of Business.
▶️ Gjatë takimeve të zhvilluara u diskutua zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit nëpërmjet organizimit të konferencave të përbashkëta në kuadër të ndërkombëtarizimit si dhe bashkë aplikues në komponentin KA2 të programit Eramsus +, për pjesën e projekteve.