Në datë 19 Mars në ambientet e godinës A, u realizua prezantimi i projektit Robotik të radhës, i cili ka për synim forcimin e lidhjes midis aftësive praktike dhe teorike tek studentët e inxhinierisë.
Më poshtë është një përmbledhje e prezantimit të realizuar nga studenti Arlind Shkreli.
“Në një të ardhme të afërt, një shtëpi pa një sistem inteligjent do të jetë po aq e paimagjinueshme sa një shtëpi pa qasje në internet sot.”
– Bill Gates
Pse Smart Home? Sistemet Smart Home po revolucionarizojnë mënyrën sesi ne jetojmë, duke integruar teknologjinë në përditshmërinë tonë. Ky projekt ofron:
- Automatizim dhe menaxhim të shtëpisë përmes IoT.
- Zhvillim të aftësive teknike dhe inxhinierike.
- Përgatitje për tregun e punës.
- Integrim të teknologjive të ndryshme dhe stimulim të kreativitetit.
Objektivat e Projektit Qëllimi i Smart Home është krijimi i një ambienti të sigurtë, komod dhe të automatizuar. Teknologjitë e përdorura mundësojnë:
- Hapjen e derës me RFID.
- Detektimin e gazit dhe tymit për siguri të shtuar.
- Mbylljen automatike të dritareve kur bie shi.
- Kontrollin e pajisjeve elektrike përmes një aplikacioni celular.
Funksionet Kryesore
1. Përdorimi i RFID për Hapjen e Derës: Përdorimi i teknologjisë RFID lejon hapjen e derës automatikisht kur detektohet karta ose cipi i autorizuar.
2. Alarm për Detektimin e Gazit dhe Tymit: Një sistem alarmi që paralajmëron për rrezikun kur zbulohet prania e gazit ose tymit në kuzhinë.
3. Mbyllja Automatike e Dritareve Kur Ka Shi: Sensori i shiut dërgon sinjale për të mbyllur automatikisht dritaret, duke mbrojtur ambientin e brendshëm.
4. Kontrolli me Aplikacion Celular: Pajisjet si dritat, ventilatorët dhe kondicionerët mund të kontrollohen nga telefoni celular përmes një aplikacioni dedikuar.
Komponentët Kryesorë Projekti përdor komponentë si:
- ESP32 PLUS Development Board
- RFID Module
- Analog Gas Sensor
- Servo Motor, Bluetooth Module, dhe shumë të tjera
Programimi i Smart Home Arduino luan një rol të rëndësishëm në këtë projekt, duke përdorur gjuhën C++ për të krijuar skica që kontrollojnë mikrokontrollerin. Ky programim mundëson kontrollin e pajisjeve dhe rrit efikasitetin e sistemit.
Përfitimet Kryesore
- Automatizim dhe siguri e lartë.
- Zhvillim i aftësive profesionale dhe teknike.
- Integrim me sisteme të tjera IoT.
- Përmirësim i menaxhimit të projekteve dhe aftësive të bashkëpunimit.
Konkluzion Smart Home nuk është vetëm një koncept i së ardhmes – është realiteti që po formësohet sot. Duke integruar teknologjinë në jetën tonë të përditshme, ne jo vetëm përmirësojmë komoditetin dhe sigurinë, por gjithashtu hapim dyert për një të ardhme më të zgjuar dhe të pavarur teknologjikisht.