EN/AL

Shqipëria në udhën e saj evropiane

Detajet

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e Europës së Bashkuar. Për t’i dhënë fund, kësisoj, një tranzicioni të pafund që nuk krijon institucione demokratike, modele zhvillimi të qëndrueshme dhe cilësi jete.

Shqipëria e nisi rrugën e saj evropiane në qershor të 2006-tës, ku nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit, e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2009.

Në 2009-tën, Shqipëria paraqiti kërkesën e saj zyrtare për antarësim në Bashkimin Europian.

Në dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave, duke lejuar qytetarët shqiptarë të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen.

Në qershor  të vitit 2014 Shqipërisë iu  dha Statusi i vendit kandidat për BE.

Marrja e statusit të vendit kandidat shënon një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi reflekton ecurinë e reformave të ndërrmara dhe i hap rrugë procesit të plotë të aderimit të vendit në BE.

Ne Prill te vitit 2018  Këshilli përcakton rrugën drejt hapjes së negociatave drejt  anëtarësimit. Ky shënon një hap shumë të rëndësishëm në vijueshmërinë e procesit të integrimit për Shqipërinë.

Në Maj 2019  Komisioni rekomandon hapjen e negociatave drejt anëtarësimit duke dhënë shprese se hapi i ardhshëm do të na hapte udhën e shumëpritur drejt integrimit evropian.

Në Mars 2020 BE vendos për të hapur negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke i dhënë dritën jeshile në këto kohë të zymta për të gjithë ne. Një dritë jeshile e shumëpritur prej vitesh dhe plotësisht e merituar për vendin tonë.

 

[pdf-embedder url=”http://kub.edu.al/wp-content/uploads/2020/05/near_factograph_albania.pdf”]

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.