SHKENCETARËT E RINJ TË ” SAMI FRASHËRIT” PREZANTOJNË DHE BASHKËBISEDOJN ËME STAFIN AKADEMIK TË KUB

Detajet

Sot, në kuadër të mbështetjes dhe promovimit të Festivalit të Shkencës 2026🧪📚 dhe në vijim të bashkëpunimit të frytshëm mes institucioneve arsimore 🤝, Kolegji Universitar i Biznesit 🏫 pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” Tiranë 👩‍🎓👨‍🎓, të cilët prezantuan projektet e tyre inovative përpara stafit akademik dhe studentëve të universitetit.

Gjatë aktivitetit u prezantuan projektet “TapTag”, “Bioself”, “VerteX”, “NAVISION”, “Terranode” dhe “PancreaTech” 💡📊, të cilat dëshmuan nivel të lartë kreativiteti, përgatitjeje dhe përkushtimi nga ana e nxënësve pjesëmarrës. Projektet sollën ide bashkëkohore dhe zgjidhje inovative në fusha të ndryshme të shkencës dhe teknologjisë, duke reflektuar potencialin dhe seriozitetin e brezit të ri në kërkimin shkencor dhe inovacion.

Nxënësit u shoqëruan nga mësuesja e Fizikës Alma Tase 👩‍🏫, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në orientimin dhe mbështetjen e tyre gjatë realizimit të projekteve.

🎖️ Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për angazhimin dhe punën e treguar, Kolegji Universitar i Biznesit shpërndau certifikata vlerësimi 📜 për të gjithë pjesëmarrësit. Gjithashtu, Rektori i universitetit falënderoi nxënësit dhe mësuesen shoqëruese për kontributin dhe seriozitetin e treguar, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt dijes dhe inovacionit 🚀✨.

🔍 Aktiviteti vijoi me një vizitë në ambientet universitare 🏫, ku nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me laboratorët dhe infrastrukturën moderne të universitetit, si dhe me programet akademike që ofron Kolegji Universitar i Biznesit.

👏🌟 Një aktivitet frymëzues, që forcon bashkëpunimin mes arsimit parauniversitar dhe atij të lartë, duke motivuar të rinjtë drejt ekselencës, shkencës dhe inovacionit

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.