SESION INFORMIMI MBI THIRRJET PER PROJEKT-PROPOZIME NGA AGJENCIA KOMBËTARE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT PËR VITIN 2026

Detajet

🔹 Sot, në ambientet e Bibliotekës së Kolegjit Universitar të Biznesit, u zhvillua një takim informues dhe sensibilizues me stafin akademik, në kuadër të sesionit të aplikimeve për projekt-propozime nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) për vitin 2026.

▶️ Takimi u organizua me qëllim prezantimin e prioriteteve, kritereve dhe procedurave të aplikimit, si dhe për të nxitur angazhimin aktiv të stafit akademik në hartimin e projekteve kërkimore dhe inovative. Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e rritjes së pjesëmarrjes së KUB në skemat kombëtare të financimit, forcimi i kapaciteteve kërkimore dhe zhvillimi i bashkëpunimeve ndërinstitucionale.

✔️ Stafi akademik ndau ide dhe propozime konkrete, duke reflektuar interes dhe gatishmëri për të kontribuar në projekte që sjellin vlerë shkencore, akademike dhe shoqërore.

▫️KUB mbetet i angazhuar në promovimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit si shtylla kyçe të zhvillimit institucional dhe rritjes së cilësisë akademike.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.