📌 Në kuadër të projektit Co-Host, u zhvillua me sukses në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit “Second Multiplier Event”, një projekt me fondet e Bashkimit Europian 🇪🇺që kontribuon në promovimin e mundësive të mobiliteteve ndërkombëtare për studentët dhe pedagogët.
✅ Ky aktivitet u realizua dhe zhvillua në bashkëpunim me Shkollën Teknike të Korçës, një partner i çmuar i këtij projekti, që ofron mbështetje dhe mundësi zhvillimi për të rinjtë.
Në këtë event morën pjesë studentë dhe pedagogë që kishin realizuar mobilitetin e parë në qytetin Foligno, Itali. 🇮🇹
✔️ Ata ndanë përvojat e tyre të çmuara dhe impresione nga kjo eksperience, duke ofruar një pasqyrë të plotë mbi mundësitë që ofron ky projekt.
Për më tepër, ky event shërbeu si një mundësi e jashtëzakonshme për studentët që kanë interes të aplikojnë për mobilitetin e ardhshëm në Sofje, Bullgari. 🇧🇬
▶️ Ata patën mundësinë të dëgjojnë dëshmi të drejtpërdrejta dhe të ndajnë pyetje me kolegët e tyre që kishin përfituar nga mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar, duke iu afruar kështu mundësisë për të marrë pjesë në një program që mund të pasurojë përvojën e tyre akademike dhe profesionale.
😍Ky aktivitet është një hap tjetër drejt avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të mundësive për zhvillim profesional dhe akademik për studentët dhe pedagogët që janë pjesë e projektit Co-Host